Lajme
Publikohen formularët për regjistrimin e diasporës për zgjedhjet në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka publikuar linkun për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, raporton Albinfo.ch.
Aplikimi për regjistrim nis nga nesër dhe zgjat deri më 21 janar në orën 18.
Formularët e aplikimit mund të gjenden në vegzën në vijim:
Formulari i parë:
https://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Formulari-i-aplikimit-per-votim-jashte-Kosoves-%E2%80%93-Formulari-I-.pdf
Formulari i dytë:
https://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Formulari-i-aplikimit-per-votim-jashte-Kosoves-%E2%80%93-Formulari-II.pdf
Formularin e PARË shkarkojeni, plotësojeni dhe nënshkruani te gjithë ju që KENI SHTETËSI të Kosovës dhe keni dokumente të vlefshme si:
1. Pasaportë
2. Leternjoftim
3. Patent Shofer.
Skanoni apo fotografoni në të dyja anët dhe dërgoni aplikimin në e-mail adresat e KQZ-së.
[email protected]
[email protected]
Kujdes! Nëse dokumentet tuaja nuk janë të vlefshme për shkak se ju ka skaduar afati, BASHKANGJITENI në aplikim një dokument të vlefshëm të shtetit ku jetoni të fotografuar apo skenuar në të dyja anët.
Formularin e DYTË shkarkojeni, plotësojeni dhe nënshkruani të gjithë ju që nuk keni shtetësi të Kosovës por që keni të drejtë për shtetësi.
Bashkangjiteni në aplikim dokumente të vlefshme të identitetin tuaj të vendit ku jetoni si:
1. Pasaportë
2. Leternjoftim
3. Paten Shofer
Gjithashu, aplikuesi i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës për ta dëshmuar njërën nga kriteret e zotësisë juridike, të cilat janë të mjaftueshme për tu përfshirë si votues në listën e votuesve jashtë Kosovës, atëherë ju duhet ta dërgojë njërën nga kopjen e dokumenteve të më poshtme:
NËSE KENI LINDUR NË KOSOVË: Ju mund ta dërgoni njërën nga këto dokumente:
Kopjen e dokumentit identifikues, kopjen e pasaportës ose kopjen e patent shoferit të lëshuar nga administrata e UNMIK-ut, ose,Kopjen e certifikatës së lindjes e lëshuar nga administrata e UNMIK-ut,Kopjen e certifikatës së martesës e lëshuar nga administrata e UNMIK-ut, ku dëshmohet se keni lindur në Kosovë,Kopjen e certifikatës së lindjes e lëshuar nga Republika e Kosovës,Kopjen e certifikatës së martesës e lëshuar nga Republika e Kosovës, ku dëshmohet se keni lindur në Kosovë,Kopjen e një dokumenti të lëshuar nga administrata e ish Jugosllavisë, si letërnjoftim, pasaportë, patent shofer, certifikatë e lindjes, etj., ku këto dokumente duhet të përmbajnë si datë të lëshimit të dokumentit, më së largu me 10 qershor 1999, dhe në të cilat dokumente vendi i lindjes është në Kosovë.
NËSE KENI NJËRIN PRIND TË LINDUR NË KOSOVË: Ju mund ta dërgoni njërën nga këto dokumente:
Kopjen e dokumentit identifikues, ose certifikatën e lindjes, e lëshuar nga Republika e Kosovës, ose administrata e UNMIK-ut, ose administrata e ish – Jugosllavisë të prindit tuaj, ku përmes njërës nga këto dokumente dëshmohet si prindi juaj ka lindur në Kosovë, dhe në këtë rast ju duhet ta dërgoni edhe një kopje të dokumentit, si certifikatë e lindjes së shtetit ku jetoni, ku në këtë dokument emri i prindit tuaj përputhet me dokumentet e kërkuara të cilat janë lëshuar nga Republika e Kosovës, administrata e UNMIK-ut, ose administrata e ish – Jugosllavisë
Pasi t’i kompletoni dokumentet e nevojshme për aplikim dërgoni në e-mail adresat e KQZ-së.
[email protected]
[email protected]
Mos harroni aplikimet pranohen deri me 21 janar në ora 18:00.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














