Sport
Pulpat gjigante të këmbëve të Shaqirit “pushtojnë” botën
Në platformën tiktok është emetuar një video me pulpat e këmbëve të Shaqirit që ka marrë dhènë". Brenda pak ditësh, mbi 1.7 milion njerëz tashmë e kanë parë, pëlqyer dhe komentuar atë
Se ylli i Nati-t zviceran dhe i Liverpool, Xherdan Shaqiri është “një paketë e vërtetë muskujsh”, dihet prej kohësh. Por, a ka a i ka ai pulpat më të trasha në botë? Kjo është pyetja me të cilën po merren aktualisht ndjekësit e platformës së mediave sociale, Tiktok, shkruan 20minuten.ch.
Në këtë platformë tani është emetuar një video me pulpat e këmbëve të Shaqirit që ka marrë dhènë”, transmeton albinfo.ch. Brenda pak ditësh, mbi 1.7 milion njerëz tashmë e kanë parë, pëlqyer dhe komentuar atë.
Videoja tregon yllin gjatë momenteve të ngrohjes në ndeshjen në mes të Tottenham Hotspurs dhe Liverpool-it, të shtunën e kaluar. Komentet që i bëhen nisin me “Mini-Hulk” deri në “Secili kalë garash duket plak pranë këtyre pulpave” ose “Ndoshta nuk është aspak Shaqiri, por Roberto Carlos”. Fjala është për ish-kampionin brazilian, Roberto Carlos, i cili ishte gjithashtu i famshëm për muskujt e tij të zhvilluar mirë të këmbëve.
Por ajo që tashmë dihet është se mbrapa kësaj videoje qëndron agjencia e mediave sociale “Cyrih Monami”, përcjell albinfo.ch. Një punonjës i saj ishte ulur në stadium të shtunën dhe ja si e shpjegon skenën: “Shaqiri po ngrohej para nesh, dhe ishte mbresëlënëse sesi pulpat e tij të mëdha dukeshin përmes tutave të stërvitjes.
@monamicontentDie dicksten Waden der Welt? Xherdan Shaqiri! #liverpoolfc♬ Originalton – monamicontent
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














