Shkurt.ch
Puna brenda aeroportit të Cyrihut, ku udhëtojnë mbi 30 milionë udhëtarë brenda vitit
Aeroporti i Cyrihut është një nga më të mëdhenjtë në botë dhe njëri ndër më të frekuentuarit në botë.
“Swissinfo” tregon se si është të punosh brenda këtij aeroporti. Ekuipazhi është gjithmonë në gjendje gatishmërie, si për uljet, ashtu edhe për ngritjet e aeroplanëve në këtë aeroport, përcjell albinfo.ch.
Punëtorët janë të gatshëm për çdo kohë, duke përfshirë edhe kur mbretëron moti i ligë.
Në temperatura të larta, ajri është më i hollë. Për t’u ngjitur sa më shpejt që të jetë e mundur, avioni duhet të jetë më i lehtë kur temperaturat janë të larta. Kjo do të thotë se më pak mallra ose bagazhe mund të transportohen në aeroplan për shkaqe sigurie, prandaj nuk garantohet që të gjitha bagazhet të transportohen në një fluturim të caktuar dhe ndonjëherë do të dërgohen me një tjetër.
Mbi 30 milionë pasagjerë përdorin Aeroportin e Cyrihut çdo vit dhe në vitin 2018, u raportua se kanë humbur 38,000 bagazhe, përcjell tutje albinfo.ch.
Në të njëjtin vit, u raportuan vetëm katër çanta të gabuara për 1000 pasagjerë. Rreth 98% e të gjitha bagazheve të humbura mund të gjenden brenda 24 orëve.
31,113,488 pasagjerë udhëtuan përmes aeroportit të Cyrihut në vitin 2018, një rritje vjetore prej 5.8%.
Aeroporti i Cyrihut siguron fluturime direkte në 206 destinacione brenda 68 vendeve në nivel ndërkombëtar.
Aeroporti i Cyrihut mori ‘Çmimin e Udhëtimit Botëror’ (2018), nga ekspertët e industrisë së udhëtimit dhe udhëtarët nga e gjithë bota.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











