Lajme
Shqiptari hyn në pistën e aeroportit dhe me makinën e vjedhur depërton te aeroplani
Një 27-vjeçar ka arritur të drejtojë një makinë nëpër pistën e Aeroportit të Cyrihut pa pasur autorizim. Më pas ai është gjetur, i fshehur në bagazhin e një aeroplani. Shqiptari i ri tashmë është dënuar - aeroporti ende po bën vlerësimin e situatës së sigurisë
Aeroporti i Cyrihut merr rregullisht çmime “për mirësjellje ndaj klientit dhe për standarde të larta të cilësisë”, transmeton albinfo.ch. Kështu të paktën mund të lexohet në faqen e tij të internetit.
Mirëpo, pikërisht në këtë aeroport së fundmi ka ndodhur një incident sigurie, i cili deri më tani nuk ka tërhequr pothuajse asnjë pasojë, shkruan “Tages-Anzeiger”.
Ngjarja për të cilën për herë të parë është raportuar nga revista e konsumatorëve “K-Tipp”, ka ndodhur më 24 gusht 2022. Sipas kësaj, një 27-vjeçar shqiptar ka hyrë pa autorizim në ambientet e aeroportit rreth orës 22:00. Fillimisht ai ka ecur në asfaltin e pistës dhe më pas ka marrë një makinë të kompanisë Swiss, të cilën e ka përdorur për të shkuar në Dock E përmes pistës 28.
Pasi ka mbërritur në Dock E, i cili përdoret kryesisht nga avionët për distanca të gjata, ai është përpjekur të hipte në një aeroplan për në Johannesburg, pasi kishte veshur një jelek fluoreshent (që bartet nga personeli teknik i aeroportit) që kishte gjetur, përcjell albinfo.ch. Por ekuipazhi i ka ndaluar hyrjen, kështu që ai është larguar nga aty.
Një punonjës i Swissport më në fund e ka zbuluar atë në hapësirën e bagazhit të një avioni tjetër që do të nisej për në São Paulo. Ai, me sa duket donte të fluturonte “në të zezë”.
Pas arrestimit, një mjek ka ekzaminuar “personin dukshëm të hutuar”, raporton “K-Tipp”, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë, prokuroria publike e Cyrihut e ka “sanksionuar me gjobë të kushtëzuar për hyrje të paligjshme, qëndrim të paligjshëm, shkelje dhe ndërprerje të punës të kompanive që i shërbejnë publikut”, thotë për “Tages-Anzeiger” një zëdhënës i policisë kantonale të Cyrihut.
Gazeta shprehet e habitur që ngjarjet në aeroportin e Cyrihut janë ende në fazën e vlerësimit, edhe shtatë javë pas incidentit.
“Për shkak se sqarimet për këtë incident ende nuk kanë përfunduar plotësisht”, “ne, deri më tani nuk kemi bërë përshtatjen e duhur të proceseve”, ka thënë një zëdhënëse e aeroportit. Siç shpjegon ajo më tej, raste të tilla individuale “nuk mund të përjashtohen askund me siguri qind për qind”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












