Bota
Puna që paguhet 84 mijë euro në vit, por askush nuk e do
Kompania e kontrollit të trafikut ajror në Zelandën e Re po kërkon për kontrollues të trafikut
Një vend pune në Zelandën e Re ofron 84,000 euro të ardhura në vit, por si duket askush nuk është i interesuar të aplikojë për të.
Mund të duket sikur ka ndonjë kleçkë që njerëzit nuk janë të interesuar, pasi veç pagës së mirë, punohet katër ditë të javës, por me sa duket, puna është tërësisht e pranueshme.
Kompania e kontrollit të trafikut ajror në Zelandën e Re po kërkon për kontrollues të trafikut, detyra kryesore e të cilëve është të mbajnë aeroplanët të ndarë nga njëri-tjetri, si në ajër, ashtu edhe në tokë.
Kërkesat për aplikim në fakt janë minimale; thjesht duhet të keni kaluar provimet e të mesmes dhe të jeni mbi 20-vjeç.
Rroga fillon me 84,000 euro viti, por me kalimin e kohës, të punësuar mund të fitojnë edhe 180,000 euro në vit për pozicionin që mbajnë.
Punonjësit për këtë punë punojnë kryesisht me turne që zgjasin 7.5 orë në katër ditë të javës.
Duke folur për “Stuff”, menaxheri Tim Boyle shpjegoi se deri më tani këtë pozicion e mbajnë më shumë se 10 kontrollues trafiku, por nuk ka aplikues të mjaftueshëm.
Sipas tij, mungesa e stafit është arsyeja sepse njerëzit nuk duan të punojnë në aeroportet e Zelandës së Re. Kjo pasi ata që janë në punë duhet të punojnë edhe për ata që largohen.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












