Puna vullnetare e emigrantëve konsolidon integrimin
Nëpërmjet punës së tyre vullnetare në shoqata të emigrantëve, emigrantët në Zvicër ofrojnë një kontribut të rëndësishëm për integrimin. FIMM-i zviceran, organizatë zvicerane ombrellë e shoqatave të emigrantëve, dëshiron që veprime të tilla të jenë më të vlerësuar dhe të pranuara publikisht nga ana e autoriteteve shtetëror dhe shoqërisë.
Bashkimi Evropian ka deklaruar vitin 2011 “Viti i vullnetarëve”. Në Zvicër, rreth 1.5 milionë njerëz bëjnë punë vullnetare në një shoqatë apo në një organizatë. Përveç këtyre, rreth 1.3 milionë njerëz janë angazhuar me titull vullnetari në sektorë joformalë, siç janë mbështetja lagjes së tyre, kujdesi për të sëmurit, kujdesi i fëmijëve etj.
Çfarë është më pak e njohur është se në Zvicër ka shumë emigrantë dhe emigrante në mesin e vullnetarëve në të dy sektorët, qoftë formale apo joformale. Është e vërtetë se mungojnë të dhënë në lidhje me këtë realitet. Të paktat shifra që ekzistojnë dëshmojnë se emigrantët bëjnë punë vullnetare në fushat, siç janë për shembull qendrat të zjarrfikësve. Emigrantët që angazhohen si vullnetarë janë po aq aktivë sa zviceranët. Ata kanë krijuar struktura formale dhe joformale të veçanta, prandaj edhe nuk janë shumë të dukshëm. Angazhimi vullnetarë i tyre është shpeshherë në forma që dallohen prej atyre të zviceranëve.
Përveç kësaj, emigrantët kanë më shumë vështirësi të kenë qasje me shoqatat dhe organizatat zvicerane të ndryshme, për shkak të gjuhës, të kostos, mungesës të kontakteve dhe kështu me radhë. Dihet gjithashtu se njerëzit e grupeve të pafavorizuara sociale angazhohen më pak vullnetarisht, sepse ata janë më shumë të zënë me menaxhimin i problemeve të përditshme.
Zvicra ka disa mijëra shoqata të emigrantëve të cilat funksionojnë falë vullnetarizmit. Kjo punë vullnetare luan një rol të rëndësishëm në integrimin e tyre në shoqërinë zvicerane. Në periudhën e pasluftës në veçanti, kur autoritetet për integrim nuk ekzistonin ende, shoqatat e emigrantëve ishin ato që mirëprisnin dhe ndihmonin emigrantët e sapoardhur.
Deri më sot, puna e shoqatave të emigrantëve është thelbësore për integrim në shoqërinë zvicerane. Shoqatat emigrante luajnë një rol ndërmjetësues midis emigrantëve dhe autoriteteve shtetërore.
Për këtë arsye, FIMM-i zviceran dëshiron që puna e shoqatave të emigrantëve të vlerësohet dhe të behet e njohur publikisht. Përmes aktiviteteve të tyre në favor të integrimit, shoqatat e emigrantëve mbështesin shtetin dhe duhet të mbështetet nga komunat dhe shoqatat lokale. Për më tepër, përfshirja e shoqatave të emigrantëve në aktivitete në lidhje me gjithë shoqërinë do duhej të inkurajohen më shumë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












