Lajme
Punësimi sezonal, mbetet ëndërr për kosovarët
Kosova sivjet nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje për punësim sezonal. Vetëm dy qytetarë nga Kosova janë përgatitur që të shkojnë jashtë vendit, por edhe ata kanë dështuar
Qeveria e Kosovës, gjatë këtij viti, nuk ka arritur ta nënshkruaj asnjë marrëveshje të re për punësim sezonal me shtetet tjera, edhe pse Kosova ofron një potencial të madh të fuqisë punëtore. Sipas statistikave, më shumë se 30 për qind e kosovarëve janë të papunë, ndërsa 70 për qind e popullit janë nën moshën 31 vjeç.
Qeveria në Prishtinë deri më tani ka krijuar bashkëpunim për punësim sezonal me shtetin e Gjermanisë, ndërsa ka marrëveshje të nënshkruar edhe me Zvicrën dhe Principatën e Lihtenshtajnit.
Hafiz Leka nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë për REL se studentët të cilët kanë qenë vitin e kaluar përfitues të punësimit sezonal, mund të kenë shkuar edhe gjatë këtij viti. Sivjet, sipas tij, vetëm dy qytetarë janë përgatitur që të shkojnë, por që ende nuk kanë shkuar.
“Jo në mënyrë institucionale ose konform atij bashkëpunimi me qendrat federale të punësimit të Gjermanisë. Gjatë këtij viti nuk është zhvilluar i njëjti bashkëpunim. Sepse në janar të këtij viti ka qenë një ngërç, për shkak të ngritjes së shërbimeve”, thekson Leka.
Disa të rinj në Kosovë me dëshirë do të shkonin për punësim sezonal në shtete të ndryshme të Evropës.
Ardit Leka, thotë se tashmë fillon viti i ri akademik, por që vitin e ardhshëm me dëshirë do të shkonte dhe të punonte punë nga më të ndryshmet. E rëndësishme, sipas tij, është që të sigurojë mjete materiale për të financuar studimet.
“Kosova duhet të ketë marrëveshje për punësim sezonal. Unë papërtesë do të shkoja sepse do të fitoja para dhe do t’i ndihmoja vetes dhe familjes”, shprehet Arditi.
Edhe Meriton Krasniqi, nga komuna e Vushtrrisë, i papunë, thotë se po t’i jepej mundësia si në Kosovë, por edhe jashtë, me dëshirë do të shkonte të punonte në ndonjë shtet të Evropës. “Oferta për punësim sezonal nuk ka, unë jam shumë i interesuar, kam pyetur njerëz, kam shikuar internetin, por e kotë…”, shprehet ai.
Megjithatë, Hafiz Leka thotë se interesimi i të rinjve për mundësitë dhe procedurat e punësimit sezonal është shumë i madh.
“Ne kemi qendrën për shërbim dhe migracion që funksionon që gjashtë vjet dhe ajo qendër është në shërbim të të gjitha kategorive dhe studentëve të cilët janë të interesuar të kenë më shumë informacione për mundësitë e punësimeve sezonale në shtetet e BE-së. Por Kosova deri më tani nuk mund t’i referohemi ndonjë marrëveshjeje, sepse Kosova nuk është anëtare e BE-së”, thotë Leka për REL.
Leka nuk e përjashton mundësinë që edhe mos funksionalizimi i institucioneve pas zgjedhjeve të tetë qershorit, të ketë ndikuar në procesin e punësimit sezonal. “Vitin e kaluar, ka pasur projekte më shumë, kurse gjatë këtij viti ka qenë një numër i vogël i projekteve për punësim sezonal”, thotë ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër Numri i tërheqjeve të produkteve nuk ka qenë kurrë kaq i lartë në Zvicër. Këtë vit,... -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm? -
Një zviceran në mesin e ekuipazhit të anijes turistike të prekur nga hantavirusi












