Kosova
Sektori privat kërkon rritjen e pagës minimale në 350 euro
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat në Kosovë (SPSPK) ka kërkuar që rritja e pagës minimale në 350 euro të bëhet më një maj, në Ditën e Punëtorëve. Këtë kërkesë e ka bërë kryetari i kësaj Sindikate, Jusuf Azemi, në një konferencë për medie të mbajtur të premten.
Përveç kësaj, Azemi ka kërkuar që institucionet e shtetit të mos nënshkruajnë kontrata me kompani që kanë punëtorë nën pagën minimale 350 euro, shkruan sot “Koha Ditore”.
Gjithashtu ka kërkuar nga kompanitë që tani e tutje të mos nënshkruajnë kontrata me punëtorët nën këtë pagë. Në këtë konferencë Azemi ka kërkuar edhe rritje të numrit të inspektorëve të punës si dhe përmirësim të kushteve të punës për punëtorët e sektorit privat.
Kërkesën për rritje të pagës minimale, e cila aktualisht është 130 euro për persona deri në 35 vjeç dhe 170 për ata që janë mbi këtë moshë dhe nuk është ndryshuar që nga vitit 2011, Azemi e ka bërë pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, të bëra ditë më parë që nuk mund të ketë pagë minimale nën 350 euro, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA Vlerësimi “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare e rendit studiuesen shqiptare mes emrave premtues... -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari
Jeta në Zvicër
-
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? Projekti TISO (Ticino Solare), pionieri evropian i energjisë diellore që ndryshoi historinë... -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike











