Lajme
‘Putin është vetizoluar, ka vënë në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij’
Deklarata vjen nga presidenti amerikan Joe Biden
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ka informacione që situata në Kremlin është problematike, për faktin se lufta në Ukrainë nuk po shkon sipas planeve të Vladimir Putin.
“Putin duket se është vetizoluar dhe ka disa indikacione se ka pushuar dhe ka vendosur në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij. Por nuk dua të spekuloj më shumë për këtë”, tha Biden në një konferencë për mediat, transmeton Cnn përcjell Albinfo.ch.
Presidenti amerikan u pyet nga gazetarët lidhur me deklaratën e bërë më herët nga Shtëpia e Bardhë, sipas të cilës, Putin po keqinformohet për luftën e madje nuk po informohet as mbi ndikimin e plotë të sanksioneve tek ekonomia ruse. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, i cilësoi si të pakëndshme vlerësime të tilla, pasi një Putin i painformuar mund të mos përpiqet t’i japë fund konfliktit, përmes negociatave të paqes.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













