Lajme
Putini: Jam i gatshëm për bisedime të paqes, por jo me Zelenskyn

Presidenti rus, Vladimir Putin, edhe një herë ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta të paqes me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilin e quajti “jolegjitim”. Kjo deklaratë nxiti udhëheqësin ukrainas që ta akuzojë Putinin se ka “frikë” që të negociojë një zgjidhje për luftën pothuajse 3-vjeçare, përcjell albinfo.ch.
“Mund të negocioni me këto, por për shkak të jolegjitimitetit të tij, ai [Zelensky] nuk ka të drejtë që të nënshkruajë asgjë”, tha Putin për televizionin shtetëror rus, Rossiya 1TV, mbrëmjen e 28 janarit.
Ai shtoi se do të “caktojë njerëz që të marrin pjesë” në negociata nëse Zelensky do të ishte prezent, në vend të mbajtjes së bisedime kokë më kokë.
Putin disa herë ka deklaruar se ai nuk e konsideron Zelenskyn si udhëheqës legjitim, pasi që mandati pesëvjeçar presidencial i tij është dashur të përfundojë më 20 maj të vitit 2024.
Zgjedhjet do të duhej të mbaheshin më 31 mars të vitit të kaluar, por u shtyn pasi shteti ende ka në fuqi gjendjen e luftës, për shkak të pushtimit të nisur nga Moska.
Zelensky, i cili sipas Kushtetutës duhet të vazhdojë të shërbejë derisa të zgjidhet një president i ri, iu përgjigj pretendimit të Putinit, duke thënë se udhëheqësi rus është pengesa për bisedimet për dhënien fund të luftimeve.
“Sot, Putini edhe një herë e konfirmoi se ai ka frikë nga negociatat, frikë nga udhëheqësit e fuqishëm dhe bën gjithçka që mundet për ta prolonguar luftën”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.
“Tani, ne shohim se ka mundësi për arritjen e një paqeje të vërtetë, por Putini po bën gjithçka që të vazhdojë vrasjen në shkallë të plotë në vend të paqes, apo për një pauzë që të përgatitet për një pushtim të ri në shkallë të gjerë, duke kryer sulme hibride”.
Ukraina ka shpallur gjendje lufte që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022 dhe i duhet që të ndryshojë ligjin në mënyrë që të mbajë zgjedhje në kohën kur gjendja e luftës është në fuqi.
E-Diaspora
-
Udhëtimi në Kosovë i hap sytë politikanit të SVP-së: “Kemi paragjykuar” Një politikan i SVP-së së Aargaut viziton Kosovën, atdheun e një nëpunëseje bankare nga Gibstorfi. Tani...
-
Alban Ajdini punoi këpucë që mund të lidhen vetëm me një gisht
-
Nga Britania kthehen 47 shqiptarë që po qëndronin ilegalisht
-
Ambasada e Shqipërisë përkrahë iniciativën e studentëve shqiptarë në Zvicër
-
20 vjet pasi ka kryer një vrasje në Zvicër, kosovarit i jepet leja e qëndrimit
Jeta në Zvicër
-
Berna sygjeron banorët të mos i vrasin ujqërit Berna vjen me një mënyrë më 'humane' për të ndaluar ujqërit të sulmojnë bagëtinë ...
-
Udhëtimi në Kosovë i hap sytë politikanit të SVP-së: “Kemi paragjykuar”
-
Cila lagje në Cyrih është më e preferuar për të pasurit?
-
Pse kaq pak britanikë po marrin leje pune në Zvicër?
-
Zvicra nuk tregon përmirësim në luftën kundër korrupsionit