Lajme
Qëndresa Sadriu-Hoxha, shqiptarja e vetme e zgjedhur në Kantonin e Cyrihut
Sot janë mbajtur zgjedhjet për anëtarët e Qeverisë dhe të Parlamentit Kantonal të Cyrihut. Qëndresa Sadriu-Hoxha është rizgjedhur në parlament

Sot (e diel) janë mbajtur zgjedhjet për anëtarët e Qeverisë dhe të Parlamentit Kantonal të Cyrihut.
Në zgjedhjet parlamentare kanë marrë pjesë 17 kandidatë me rrënjë shqiptare, kryesisht nga SP (Partia Socialdemokrate) dhe FDP (Partia Liberale).
Në mandatin e mëparshëm ishte zgjedhur deputete Qëndresa Sadriu-Hoxha nga Partia Socialdemokrate, si e para shqiptare në këtë post. Ajo ka kandiduar edhe për këtë legjislaturë dhe është zgjedhur sërish, duke qenë sërish e vetmja shqiptare fituese, me 4659 vota të fituara.
Pas zgjedhjeve, Qëndresa ka folur ekskluzivisht për albinfo.ch. “Jam e kënaqur me rezultatin në të gjithë kantonin, të partisë sime. Jam dhe më shumë e lumtur për rezultatin tim të qëndrueshëm dhe për katër vite të tjera në Parlament. Dëshiroj të falënderoj votuesit dhe të gjithë për mbështetjen e madhe – pa ta puna ime nuk do të ishte e mundur!”, ka thënë ajo për albinfo.ch.
Qëndresa Sadriu ka qenë pjesë e jetës politike në komunën e saj (Opfikon-Glattbrugg) dhe më gjerë qysh si vajzë 19 vjeçe, kur ishte zgjedhur si këshilltare në Asamblenë e Komunës nga radhët e Partisë Socialdemokrate (SP). Më vonë, në vitin 2018 ajo ka qenë për një mandat edhe kryetare e asamblesë së komunës së saj.
Në vitin 2015 ajo kishte kandiduar edhe për deputete në Parlamentin Nacional të Zvicrës. Ndonëse nuk kishte arritur qëllimin, kishte fituar më së shumti vota në mesin e kandidatëve të tjerë shqiptarë.
E-Diaspora
-
Katër shqiptarë lëndohen në një aksident në Kroaci Katër shqiptarë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në...
-
Arrestohen 6 shqiptarë në Spanjë
-
Për herë të parë ngrihet flamuri shqiptar në Naples, Florida
-
Xherdan Shaqiri uron shqiptarët për 28 Nëntor me foton e veçantë
-
Festa e shqipeve në Londër për 28 Nëntor, ka edhe të arrestuar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është i vetmi vend pa vaksinë kundër sëmundjeve të frymëmarrjes Në vitin 2022, shumë foshnja dhe fëmijë të vegjël në Zvicër ishin infektuar me virusin sincicial...
-
Pse kantoni Zug ka taksat më të ulëta në Zvicër?
-
Gazeta zvicerane shkruan mbi “neutralitetin” e Zvicrës në situatën e Kosovës
-
Pse kaq shumë zviceranët jetojnë me qira në vend që të blejnë një shtëpi?
-
Ku janë kompanitë më të mëdha ndërkombëtare të Zvicrës?