Lajme
Qeni që zbuloi mbi 200 mina në Ukrainë
Zelensky nderon qenin me medalje
Mësohet se një qen i vogël ka ndihmuar vendin e tij në luftën kundër Rusisë, duke zbuluar më shumë se 200 mina të vendosura nga ushtria e Putinit u nderua me medalje nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përcjell albinfo.ch.
Patroni, që në gjuhën ukrainase do të thotë “gëzhojë”, mori medalje nderi për trimërinë dhe guximin që ka treguar në luftën Rusi-Ukrainë.
Qeni 2-vjeçar dhe i zoti i tij, Mikhail Iliev, ishin të pranishëm në Kiev gjatë takimit të Zelensky me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trinto.
Presidentin ukrainas e përshkroi Patronin si një “ndihmës piroteknik të mrekullueshëm”, pak para se t’i jepej Medalja Presidenciale për përkushtimin e tij në një konferencë shtypi me kryeministrin kanadez.
“Sot dua të shpërblej ata heronj ukrainas që pastrojnë tokën tonë nga minat, midis heronjve tanë është dhe një ushtar i vogël i mrekullueshëm, një mbrojtës, i cili jo vetëm ndihmon në çaktivizimin e eksplozivëve, por u mëson ushtarëve tanë rregullat e nevojshme të sigurisë, në zonat ku ekziston rreziku i minave”, tha Zelensky gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljes.


Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit














