Lajme
Qeveria belge pritet të propozojë katër ditë pune në javë
Ka të ngjarë se shumë shpejt në Belgjikë do të punohet katër ditë në javë, teksa qeveria pritet të dalë në një deklaratë brenda kësaj jave, konfirmoi për Euronews një zëdhënës i qeverisë.
Të enjten, zëdhënësi i ministrit të Punës dhe Ekonomisë, Pierre-Yves Dermagne, tha për Euronews se ‘propozimet e bëra janë duke u diskutuar me qeverinë federale belge’, në kuadër të një programi për reformimin e tregut të punës.
‘Do të ketë më shumë sqarime mbi propozimin të hënën ose të dielën’, tha zëdhënësi i ministrit.
Për Dermagne, java me katër ditë pune është ‘çështje themelore’, pasi pandemia nxiti ndryshime të mëdha mbi situatën në punë të shumë qytetarëve, shtoi zëdhënësi.
Katër ditë në javë më 2022?
Pasi të kenë rënë dakord mbi propozimin, Qeveria federale e Belgjikës do të punojë mbi detajet së bashku me përfaqësues të industrisë dhe të sindikatave.
Procesi pritet të zgjasë të paktën gjashtë muaj, sipas parashikimeve, përpara se t’i nënshtrohet procesit politik, çka nënkupton dhe kthimin e tij në ligj.
Megjithatë, qeveria nuk ka për qëllim që puna me vetëm katër ditë në javë të jetë e detyrueshme.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











