Kosova
Qeveria dhe AGK dënojnë sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Asociacioni i Gazetarëve Kosovarë e dënojnë fuqishëm sulmin fizik ndaj gazetarit dhe themeluesit të gazetës Insajder, Vehbi Kajtazi
Qeveria e Kosovës dhe Asociacioni i Gazetarëve Kosovarë e dënuan fuqishëm sulmin fizik ndaj gazetarit dhe themeluesit të gazetës Insajder, Vehbi Kajtazi, duke u bërë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë sa më parë këtë rast dhe t’i nxjerrin sulmuesit para drejtësisë. Po ashtu Qeveria thotë se sulmi ndaj gazetarëve është i papranueshëm.
“Kemi marrë një njoftim për një sulm fizik të gazetarit Vehbi Kajtazi nga Insajderi. Kjo është e papranueshme dhe është e dënueshme prej qeverisë së vendit. Vërtet e dënojmë një akt të tillë të sulmit fizik, jo vetëm mbi Kajtazi, por mbi çdo gazetar. Si qeveri jemi zotuar për një bashkëpunim me media, për të qenë transparent dhe për ridhënë mundësi fjalës së lirë, dhe mendimit të lirë pikëpamjeve të secilit”, thuhet në reagimin e kryeministri Ramush Haradinaj.
Policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast, por raportohet se si i dyshuar është arrestuar Faton Ramadani, vëlla i Burim dhe Arsim Ramadani, të cilët janë dënuar me nga 30 vjet burg në rastin “Kiçina”.
“Kolegu Kajtazi ka qenë cak i sulmeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme edhe ne të kaluarën. Fatkeqësisht disa nga këto raste ende nuk janë zbuluar, ndërkohë që ne presim hetime të pavarura dhe epilog të shpejt. Hetimet për këtë rast duhet të dërgojnë në hetim të mirëfilltë të të gjitha dyshimeve”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
AGK thotë se do të monitorojë këtë rast duke i dhënë mbështetje kolegut Kajtazi në këtë situatë të rëndë për te.
“Sulme të tilla paraqesin shqetësim serioz për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në vendin tonë. Ky vit shënon rritje të konsiderueshme të rasteve ku viktima të dhunës janë gazetarët”, thuhet në reagimin e AGK-së.
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Azem Haziri kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë... -
Motrat Arifi nga diaspora përfaqësojnë Kosovën në skenën ndërkombëtare të golfit -
Zvicër
AlbaKult shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një manifestim solemn në Ostermundigen -
Festë e Pavarësisë në Londër: Nxënësit e “Ardhmëria” sjellin jehonën e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar -
Flamuri i Kosovës ndriçon Times Square në 18-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Zvicër
-
27 shtetet anëtare të BE-së synojnë të nënshkruajnë paketën e marrëveshjeve me Zvicrën 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) miratuan të mërkurën, në nivel diplomatik, nënshkrimin e paketës... -
Migros hedh në treg një linjë frutash dhe perimesh jashtë standardeve -
Zviceranët nuk e zgjasin udhëtimin për në punë për të kursyer qiranë -
Shkalla e papunësisë rritet në 5%: 31,000 njerëz më shumë pa punë brenda një viti -
Më pak se 5% e fëmijëve zviceranë vuajnë nga privimi











