Lajme
Qeveria e Kosovës i dërgon letër mërgimtarëve
Tri vjet pas pavarësisë, Qeveria e Kosovës nëpërmes Agjencisë së Mërgatës ka vendosur t‘i drejtohet me një letër shtetasve të saj në botë.
Në këtë letër adresuar mërgimtarëve, Qeveria e Kosovës vlerëson lartë rolin dhe kontributin e tyre për vendin, dhe thuhet se mërgata do të gëzojë përkujdesje institucionale të shtetit të Kosovës.
Po ashtu, në këtë letër jepen sqarime se me Ligjin për mërgatën, shtetasit e Kosovës jashtë vendit, do të jenë të privilegjuar në të gjitha pikëpamjet, si në arsimim po edhe në fusha të tjera të jetës.„Mërgata jonë ka dhënë shumë për Kosovën si dhe e ka dëshmuar thellë patriotizmin, përkushtimin material e fizik, politik e moral ndaj atdheut të vet.
Ajo ka marrë frymë dhe merr frymë edhe sot bashkë me Kosovën. Ishte e gatshme dje, por unë jam i bindur se edhe sot mërgata jonë është e gatshme ta ndërtoj vendin e vet“, thotë në letër, u.d. shefi i Agjencisë së Mërgatës të Kosovës, pranë zyrës së kryeministrit, Mustafë Xhemaili
Sipas Xhemailit, Kosova ka mërgatën më vitale dhe më te fuqishme në rajon. „Ne e kemi mërgatën më vitale, më të fuqishme edhe brenda vetë mërgatës sonë dhe diasporave të vjetra, të largëta, si për shembull në SHBA, Australi, Turqi, Belgjikë dhe Itali“, pohon Xhemaili.
550 mijë banorë të Kosovës jetojnë vetëm në Gjermani dhe Zvicër
„Ne e kemi një Kosovë të tërë jashtë Kosove. Këto statistika i kanë dhënë vetë ato shtete. Llogaritet se edhe më shumë se gjysmë milioni banorë të Kosovës, kryesisht shqiptarë janë në vendet e tjera të Evropës, Amerikës, Australisë, Kanadasë, Zelandës së Re e vende të tjera. Praktikisht ne duhet të llogarisim se jashtë vendit jetojnë dhe punojnë rreth 1 milion banorë, natyrisht se Kosova nuk e ndien veten aq komode kur 1 milion banorë të saj janë jashtë orbitës të saj“, thotë në këtë letër shefi Agjencisë së Mërgatës të Kosovës, Mustafë Xhemajli.
Xhemjali vlerëson se është e domosdoshme që Qeveria e Kosovës të përkujdeset për shtetasit e saj jashtë vendit, duke iu mundësuar edhe atyre organizimin në mënyrë institucionale.
„Ata gravitojnë spontanisht në shtetin e tyre vetëm gjatë pushimeve të verës dhe të dimrit. Frymëmarrja e tyre normale do të jetë vetëm atëherë kur ata të organizohen në bazë institucionale, ashtu siç e jep edhe Kushtetuta e Kosovës, neni 15, e cila obligon shtetin dhe Qeverinë të kujdeset për shtetasit jashtë vendit“, pohon Xhemajli.
Ai është zotuar se me Politikat që po i ndërton tash Qeveria e Kosovës në drejtim të mërgatës dhe për mërgatën do të ofrojnë zgjidhje të përshtatshme.
Mërgata e privilegjuar me Ligj
Sipas tij, me ligjin e miratuar vitin e kaluar nga Kuvendit i Kosovës që i dedikohet mërgatës, qytetarët e Kosovës jashtë vendit do të jenë të privilegjuar në të gjitha pikëpamjet.
„Fushëveprimi i këtij Ligji është ruajtja dhe kultivimi i identitetit gjuhësor, kulturor e arsimor të pjesëtarëve të mërgatës sonë; promovimi dhe shtrirja e identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor të Republikës së Kosovës në shtetet mikpritëse; komunikimi me pjesëtarët e mërgatës dhe ndihma në organizimin e tyre ne vendet mikpritëse, si në kulturë, arsim dhe edukim, por edhe në integrimin e tyre më të lehtë dhe më profesional, më të mirë dhe më autokton“, sqaron Xhemajli.
Formohen edhe Qendrat Kulturore të Kosovës jashtë vendit
Me Ligjin për Mërgatën e Kosovës është themeluar Agjencia e Mërgatës e Kosovës. Po ashtu me këtë letër njoftohen qytetarët jashtë vendit se në bazë të këtij Ligji do të formohen edhe Qendrat Kulturore të Kosovës jashtë vendit.
Këto qendra do të jenë në funksion të organizimit, komunikimit, ndërlidhjes, edukimit, arsimimit, ruajtjes dhe kultivimit të identitetit kulturor të mërgatës së Republikës së Kosovës. Po ashtu jepen detaje se me anë të këtyre qendrave, mërgata do të organizohet për përkrahjen dhe zhvillimin të qëndrueshëm të Kosovës.
Qendra që do të themelohen në vendet me interes për mërgatën dhe për Republikën e Kosovës dhe do të luajnë edhe rolin promovues të shtetit të Kosovës. Në këtë letër po ashtu sqarohet për mërgimtarët se me Ligj do të favorizohet arsimimi i fëmijëve të tyre në shkollën plotësues.
Madje është premtuar në letër se do të bëhet një punë e kujdesshme dhe efikase në mënyrë që të përfshihen sa më shumë fëmijë nëpër shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe duke mësuar në mënyrë të unifikuar gjuhën, historinë dhe kulturën elementare të vendit të prejardhjes së tyre.
Po ashtu janë informuar mërgimtarët nga shefi i Agjencisë për Mërgatën, se me këtë Ligj si dhe me ligje të tjera në fuqi, ata do të kenë mundësi që të kenë qasje më të lehtë dhe trajtim të veçantë dhe të favorshëm në zyrat e Komunave përmes hapjes së sporteleve e zyrave të veçanta për ndihmë më të shpejtë në nxjerrjen e dokumentacioneve që kërkojnë mërgimtarët; manifestimeve enkas për ta, programeve të ndryshme njohëse, argëtuese dhe promovuese etj.
Shteti ka menduar edhe për biznesmenët dhe për veprimtaritë e tyre bisnesore në Mërgim
Sipas Xhemajlit, me Ligjin për Mërgatën e Kosovës si dhe me ligjet e tjera përkatëse në fuqi, do të favorizohen me lehtësime procedurale administrative dhe pronësore, biznesmenët e ndryshëm për veprimtaritë e tyre biznesore, në kuadrin e komunave, duke sjellë projekte të ndryshme, të realizueshme dhe të dobishme për komunitetin dhe ekonomitë e tyre, thuhet në letrën e u.d. shefit të Agjencisë së Mërgatës të Kosovës, Mustafë Xhemajli, adresuar qytetarëve jashtë vendit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar dhe pas ekstradimit... -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë -
Foshnja 1-vjeçare në burg me nënën, e reja shqiptare u arrestua në kthim nga Gjermania -
Gjermani
Flamur dhe Leonora Bogaj, çifti shqiptar që po sfidon stereotipet në industrinë e ndërtimit në Gjermani -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës
Jeta në Zvicër
-
Ku qëndron frangu në raport me euron dhe dollarin? Monedha zvicerane mbetet ndër më të fortat në botë, ndërsa euro dhe sidomos dollari kanë humbur... -
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë














