Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritje pagash në sektorin publik
Rritja e pagave do të nis nga 1 janari i këtij viti, në bazë të vendimit të qeverisë në dorëheqje
Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Hashim Thaçi, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka marrë vendim për rritje pagash në sektorin publik dhe ka hedhur poshtë akuzat se kjo rritje është fushatë zgjedhore.
Financimi i rritjes së pagave për kategoritë që paguhen nga buxheti i Kosovës, do të bëhet nga kursimet, të cilat nuk e cenojnë funksionalitetin e shtetit, ka thënë Ahmet Shala, ministër në dorëheqje i Ekonomisë dhe Financave.
Sipas Shalës, rritja e pagave kap shumën prej 100 milionë eurosh. Ai ka thënë se ekzistojnë mundësitë për kursime dhe ato mundësi janë evidencuar gjatë vitit 2010.
Edhe familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës do të marrin pagat me ngritje prej 50 përqindësh, Policia e Kosovës 40 për qind, shërbyesit civilë 30 për qind, zyrtarët doganorë 30 për qind, punëtorët shëndetësorë 30 për qind dhe zjarrfikësit 30 për qind.
Në rritjen e pagave janë perfshirë mësimdhënësit parauniversitarë të cilët do të marrin 50 për qind më shumë sesa pagat aktuale.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













