Kosova
Qeveria e Kosovës ngushëllon familjet e dy kosovarëve që humbën jetën nga vërshimet
Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjeve të dy viktimave nga vërshimet në Gjermani, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetra me njërin prind me shtetësi të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në një komunikatë thuhet se Qeveria me shqetësim po e përcjell gjendjen e rënduar pas vërshimeve në Gjermani, ku si pasojë e përmbytjeve humbën jetën dhjetëra persona, ndërkohë që shumë persona janë ende në kërkim.
“Bazuar në të dhënat zyrtare, deri në orët e paradites së sotme, si pasojë e vërshimeve ka humbur jetën shtetasi i Kosovës Sh.D. si dhe një vajzë me shtetësi gjermane V.K, që ka njërin prind me shtetësi të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
“Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve Delija dhe Koxha. Në këto ditë të rënda pikëllimi, bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët dhe lutemi që Gjermania mike të tejkalojë sa më parë këtë gjendje të rëndë”.
Më tej thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet Ambasadës dhe konsullatave të Kosovës, është duke përcjellë nga afër situatën në Gjermani dhe është në kontakt me mërgatën tonë në zonat e prekura nga kjo katastrofë natyrore.
“Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët që kanë nevojë për asistencë të lajmërohen në çdo kohë në konsullatat më të afërta. Ky është numri emergjent i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main, që është në dispozicion 24 orë: +49 152 290 84 675”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër Në kuadër të përmbylljes së aktiviteteve për këtë vit, u zhvillua takimi i fundit koordinues ndërmjet... -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit -
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj












