Lajme
Qeveria e Malit të Zi publikon pagat, ja sa paguhen zyrtarët e lartë
Dritan Abazoviq është paguar 1732 euro në muaj
Qeveria e Malit të Zi ka publikuar listën e pagave të zyrtarëve të lartë publikë, për muajin janar të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Në dokument vihet re se ish-kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq, ka marrë pagë neto 2300 euro.
Nga ana tjetër, zv.kryeministri Dritan Abazoviq është paguar 1732 euro, ndërsa sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Zana Prasceviq Milaçiq, u pagua 1503 euro.
Në të njëjtin raport, konstatohet se shefja e kabinetit të kryeministrit, Ivana Maloviq, ka marrë pagën e muajit janar prej 1478 eurove, kurse këshilltari i kryeministrit, Dejan Abazoviq, rreth 1670 euro.
Këshilltarja e kryeministrit për media, Ananije Jovanoviq, në janar ishte paguar 1410 euro, ndërsa këshilltari i kryeministrit për siguri, Vojo Lakoviq, rreth 1740 euro.
Kryenegociatorja e Malit të Zi me Bashkimin Evropian (BE), Zorka Kordiq, mori një pagë neto prej 1,650 eurove në muajin janar.
Përfaqësuesja e Malit të Zi para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Valentina Pavliçiq, mori një pagë prej pak më shumë se një mijë euro në janar.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











