Maqedonia
Qeveria e Maqedonisë fajëson qytetarët lidhur me situatën pandemike
Genc Selmani, mjek në Maqedoninë e Veriut, thotë se qeveria dështimin e saj në menaxhimin e pandemisë po përpiqet t’ua faturojë qytetarëve për mosrespektimin e masave kufizuese.
“Të fajësosh popullatën se nuk ka respektuar masat, unë mendoj se është një arsye pa arsye e pushtetit në dështimin e menaxhimit të situatës së pandemisë dhe me sigurimin e vaksinave. Jemi shteti që kemi kryer më pak vaksina në rajon dhe po të mos ishte Serbia, akoma sot ne si mjekë do të ishin të pavaksinuar”, deklaroi mjeku, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë javës së fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 8398 të infektuar me COVID-19 dhe 267 viktima. Genc Selmani thotë se RMV po kalon kulmin e valës së tretë të coronavirus, ndërsa rekord i viktimave në një ditë u shënua më 3 mars, ku pati 50 të vdekur.
Sipas mjekut Selmani, Maqedonia e Veriut ka dështuar në sigurimin e vaksinave dhe pavarësisht përpjekjeve nuk janë arritur as marrëveshje me firma kineze. Ai thotë se javën e ardhshme pritet të mbërrijnë doza nga COVAX dhe donacione por mbetet spektik.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












