Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë thotë se s’ka rritje të pagave për zv. kryeministrat

Qeveria e Maqedonisë ka njoftuar se nuk do të ketë rritje të pagave të zëvendëskryeministrave, ashtu siç raportuan mediat. 

Kjo qeveri në një njoftim për media thotë se pagat janë duke u ndarë në bazë të koeficientit të mëhershëm. 

Kjo do të vazhdojë derisa Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë dispozitën ligjore, e cila do të vijë pasi që ligji i pagave të hamornizohet me ligjin e Qeverisë,shkruan albinfo.ch

“Me ligjin për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë parashihet që kryeministri nga rendi i ministrave të emërojë edhe zëvendësministra, të cilët në mungesë do të zëvendësojnë ministrat. 

Paga e tyre duhet të verifikohet varësisht koeficientit që parashihet me ligjin për paga dhe kompenzime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar. Në periudhën e kaluar, ligji i pagave në raport me emërimet në punë nuk ka qenë në pajtueshmëri me ligjin e Qeverisë, për shkak të së cilës Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar dispozitën e ligjit të pagave në pjesën e zëvendëskryeministrave, për shkak se nuk është në pajtueshmëri me ligjin e Qeverisë”, theksohet ndër të tjera në njoftim.