Lajme
Qeveria e Zvicrës ndihmon financiarisht AKP-në
Financohet projekti për Agjencinë Kosovare të Pronës në vlerë prej 1.230.000 euro nga Qeveria e Zvicrës e përfaqësuar nga Zyra zvicerane për bashkëpunim në Kosovë.
Ministria e Financave, ka nënshkuar marrëveshjen për këtë projekt me Zyren zvicerane për bashkëpunim në Kosov.
Kjo marrëveshje siguron kornizën ligjore për kontributin e Qeverisë zvicerane në lidhje me mandatin e Agjencisë Kosovare të Pronës për zgjidhjen e kontesteve të së drejtës së pronës në sferën e pronave bujqësore dhe atyre komerciale.
Ky kontribut ofrohet në kuadër të kornizës së bashkëpunimit teknik, financiar, ndihmës humanitare të Qeverisë zvicerane në të mirë të Kosovës si dhe përmirësimin e sundimit të ligjit.
Implementimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet duke respektuar marrëveshjen kornizë rreth bashkëpunimit teknik dhe financiar dhe ndihmës humanitare ndërmjet Këshillit Federal të Zvicrës dhe Qeverisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Shtohen dyshimet për zgjerimin e rrjetit rrugor në Zvicër Sipas kritikëve, zgjerimi i autostradave mund të nxisë rritjen e trafikut në afat të gjatë dhe... -
Kolonë 13 kilometra në hyrjen veriore të tunelit të Gotthardit -
Rezervuarët e Zvicrës në nivelin më të ulët në dy dekada -
Një kosovar 14-vjeçar arrestohet pas vjedhjes me thyerje në Wettingen -
Instruktorët vullnetarë u mësojnë azilkërkuesve të notojnë












