Lajme
Qeveria gjermane do të ndalojë pirjen e duhanit në makinat me fëmijë
Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit në makina kur ka fëmijë dhe gra shtatzëna.
Sipas projektligjit, ndalimi i pirjes së duhanit do të zbatohet në të ardhmen “në automjete të mbyllura në prani të të miturve ose grave shtatzëna”, shkruan The Local.
Qeveria thotë se fëmijët nuk mund t’i shpëtojnë duhanpirjes pasive në këto lloj situatash.
Ndalimi i planifikuar do të zbatohet për cigaret e duhanit, e-cigaret, produktet e duhanit me ngrohje dhe kanabisin.
Disa shtete federale kanë kërkuar tashmë që të vendosen gjoba për këdo që kapet duke pirë duhan në makina kur fëmijët ose gratë shtatzëna janë duke udhëtuar, përcjell albinfo.ch.
Qeveria në Saksoninë e Ulët iu referua Qendrës Gjermane të Kërkimit të Kancerit, duke deklaruar se përqendrimi i duhanit në makina mund të jetë “pesë herë më i lartë se në një pijetore mesatare me tym”.
Projektligji nga Ministri i Shëndetësisë, i cili drejtohet nga Karl Lauterbach i Social Demokratëve, duhet ende të koordinohet me ministritë e tjera përpara se të paraqitet në kabinet.
Nëse ia del mbanë, më pas do të shkojë në Parlamentin gjerman (Bundestag) për t’u votuar, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












