Shkurt.ch
Qeveria kërkon ndalimin e shitjes së duhanit personave nën moshën 18 vjeçare
Ndër ndryshimet kryesore që përmban projekti, është ndalimi i shitjes në gjithë Zvicrën të cigareve dhe duhanit për personat e mitur
Propozimi i Këshillit Federal për Ligjin mbi Produketet e duhanit, kishte dështuar në raundin e parë. Të dyja dhomat e Parlamentit kishin qenë kundër ndalimit të reklamimit të duhanit dhe e kishin ktyer mbrapsht propozimin në fjalë. Tash, Këshilli Federal ka prezantuar një projektligj të ri, njofton SDA. Këtë e ka bërë sot dhe, pasi që ka hequr pjesë të kontestueshme, e ka dërguar për fazën e konsultimit në Parlament.
Ndër ndryshimet kryesore që përmban projekti, është ndalimi i shitjes në gjithë Zvicrën të cigareve dhe duhanit për personat e mitur.
Në projektligj rregullohet edhe shitja e cigareve elektronike (E-cigare), transmeton albinfo.ch. Këshilli Federal synon që edhe në këtë pikë të bëhet një rirregullim, respektivisht që cigaret në fjalë të mund t`u shiten vetëm personave të moshës madhore, mbi 18 vjeçare.
Po ashtu, me të renë, nuk do të lejohet marketingu i prodhimeve të duhanit në internet dhe në gazeta gratis.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












