Shkurt.ch
Qeveria: Duke mbajtur distancë, parandaloni infektimin me koronavirus
Tani rekomandohet të mbani distancë mes vete, ka thënë Berset. Kjo vlen sidomos për njerëzit e moshuar që janë veçanërisht në rrezik
Ministri Federal që mbulon shëndetësinë Alain Berset dhe Heidi Hanselmann, Presidente e Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Shëndetësisë, kanë informuar në një konferencë për media të mbajtur mbrëmjen e të mërkurës në Bernë për përhapjen e virusit të koronës.
Tani rekomandohet të mbani distancë mes vete, ka thënë Berset. Kjo vlen sidomos për njerëzit e moshuar që janë veçanërisht në rrezik, shkruan srf.ch.
Siç është raportuar tashmë, të premten e javës së kaluar, Këshilli Federal pati ndaluar ngjarjet me më shumë se 1.000 pjesëmarrës, transmeton albinfo.ch. Tani Hanselmann sqaroi se për ngjarjet me më pak se 1.000 njerëz, kantonet duhet të bëjnë një vlerësim të rrezikut me organizatorët.
Në konferencën e përmendur për shtyp, ai dhe Heidi Hanselmann kanë nxjerrë një rekomandim të ri të sjelljes. Sipas tij, qytetarët duhet të mbajnë distancë në publik në mënyrë që të mos rrezikohen grupet më të prekura. Kjo distancë fizike nga njerëzit e tjerë është e rëndësishme për mbrojtje, përcjell albinfo.ch. Konfederata dhe kantonet gjithashtu kanë përcaktuar se si duhen planifikuar aktivitetet publike.
Aktivitetet me deri në 150 njerëz ende mund të zhvillohen pa u konsultuar me kantonet. Për aktivitetet me më shumë pjesëmarrës se kaq, kantonet duhet të konsultohen dhe të vlerësojnë rreziqet.
Është interesante se në Zvicër, janë posaçërisht të prekur personat 20-40 vejçarë. Këta janë ata që kanë udhëtuar dhe kanë pasur më shumë kontakte sociale, ka thënë Samuel Koch nga BAG. Prandaj, kjo është arsyeja pse deri më tani nuk ka ndonjë rast serioz në Zvicër. Por, sipas ekspertit, kjo është çështje kohe. “As në Zvicër nuk ka gjasa që të shmangen vdekjet” nga virusi.
Sot të sëmurët janë izoluar në spitale. Sipas Koch, ky regjim nuk mund të mbahet pafundësisht, transmeton albinfo.ch. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të përdoren burimet ekzistuese në mënyrë ekonomike. Sipas tij, për momentin ekzistojnë ende teste të mjaftueshme. Kapaciteti aktualisht është rreth 1000 teste në ditë.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër












