Kosova
Qeveria “Kurti 2” pritet të ketë dy ministra nga diaspora
Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti pritet të ketë nga radhët e saj dy poste me përfaqësues nga diaspora, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se Ministrinë e Punëve të Jashtme pritet ta udhëheqë Donika Gërvalla, e Listës së Vjosa Osmanit.
Gërvalla ka lindur në Shkup në tetor 1971. Fëmijërinë e hershme e kaloi në Prishtinë.
Pas arratisjes së babait në dhjetor 1979 për t’iu shmangur arrestimit nga policia jugosllave për shkak të veprimtarisë atdhetare, së bashku me nënën dhe dy vëllezërit u arratisen në janar 1980 në Gjermani.
Pas atentatit të trefishtë në Untergruppenbach, më 17 janar 1982, familja Gërvalla vendoset në Tiranë.
Nga ana tjetër, ministër i Mbrojtjes do të emërohet Armend Mehaj. Ai ka lindur në vitin 1981 në Kosovë dhe aktualisht jeton në Oslo, Norvegji.
Në vitin 1999 u është bashkuar forcave të armatosura norvegjeze për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë














