Shkurt.ch
Qeveria do të shtyjë pensionimin e grave në moshën 65 vjeçare
Risia kryesore është shtyrja e moshës për pensionimin e grave nga 64 sa është tash në moshën 65 vjeçare
Pas dështimit të reformimit të fushës së pensioneve që ndodhi në referendumin e mbajtur pak muaj më parë, Këshilli Federal i Zvicrës ka iniciuar një reformimim në një drejtim tjetër.
Bazuar në një komunikatë të lëshuar nga qeveria e vendit, kjo reformë përmban në vete elemente të asaj që dështoi, thuhet në një njoftim të srf.ch.
Risia kryesore që zbulon ky reformim është shtyrja e moshës për pensionimin e grave nga 64 sa është tash në moshën 65 vjeçare, shkruan albinfo.ch.
Ndërkohë, Këshilli Federalk do të bëjë edhe shqyrtimin e masave që do të marrë për kompensim. Mosha për pensionim mund të jetë fleksibile në mes moshës 62 dhe 70 vjeçare. Veç kësaj, reforma duhet të ofrojë stimulim për të punuar edhe pas moshës 65 vjeçare.
Këshilli Federal synon që AHV-në (sigurimi i pleqërisë dhe i trashëgimtarëve) dhe përfitimet e detyrueshme profesionale t`i reformojë ndaras nga njëra tjetra dhe sipas një orari të veçantë. Në këtë pikë AHV-së i jepet prioritet, transmeton albinfo.ch. Kështu, deri në verën e vitit 2018 do të dërgohet për konsultim një projektligj për këtë çështje.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











