Qeveria Zvicerane kundërshton akuzat për “pazare” joparimore me SHBA-në
Sipas Wikileaks, në një «pazar» me qeverinë amerikane, Zvicra ka pranuar dy pengjet nga Guantanamo për të shpëtuar bankën UBS
Mediet elektronike zvicerane, duke cituar të përditshmen norvegjeze «Aftenposten» kanë transmetuar sot një informatë të Wikileaks që lidhet me Zvicrën. Është fjala për një «pazar» që thuhet ta ketë bërë Qeveria Zvicerane me atë amerikane, me ç`rast Zvicra ka pranuar dy pengjet ujguriane nga Guantanamo në këmbim të blerjes së heshtjes amerikane në aferën me bankën UBS.
Siç dihet, përfaqësitë e kësaj banke në SHBA i ishin nënshtruar vitin e kaluar një kontrolli lidhur me akuzat për shmangie nga tatimi të klientëve të saj, shkruan 20 Minuten.online.
Qeveria e Zvicrës, për të shpëtuar prestigjin e bankës më të madhe zvicerane, sipas gazetës norvegjeze është treguar e gatshme t`i kryente dy shërbime SHBA-së: strehimin e dy ujgurëve dhe tërheqjen e një ndëmarrjeje zvicerane nga Irani, që supozohej se ndihmonte zhvillimin e programeve atomike të atij vendi.
Anëtarja e Qeverisë Federale, që atëbotë mbante edhe postin e presidentes, Doris Leuthard ka përgënjeshtruar menjëherë akuzat e bëra në lidhje me këtë çështje.
Ajo, në një konferencë shtypi të mbajtur sot, ka thënë se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë në mes të procedurës mbi bankën UBS dhe pranimit të pengjeve nga Guantanamo në Zvicër.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave
-
Zvicër: Inflacioni rritet pak