Lajme
Qeveria zvicerane të ndihmojë bizneset për krizën energjitike
E majta dhe e djathta kanë vizion të përbashkët për politikën energjetike.
Nuk ndodh shpesh që grupet e biznesit dhe partitë e majta të shohin sy për sy në çështjet politike, por kjo po ndodh në Zvicër tani, përcjell albinfo.ch.
Në atë që media zvicerane e quan “një aleancë të panatyrshme”, Partia Social Demokratike dhe EconomieSuisse, e cila përfaqëson interesat e biznesit, po i kërkojnë Këshillit Federal të kompensojë kompanitë për humbjet financiare në rast se mungesa e gazit ose e energjisë elektrike redukton produktivitetin e tyre.
Nëse qeveria nuk mund të sigurojë furnizim të mjaftueshëm me energji për të mundësuar që bizneset të funksionojnë normalisht, ajo duhet t’i paguajë kompanitë që t’i vendosin punonjësit e tyre në papunësi të pjesshme, siç bënë shumë gjatë pandemisë Covid, tha EconomieSuisse.
Edhe për socialistët, qeveria duhet të kompensojë të gjitha kompanitë që do të shihnin rënien e aktivitetit të tyre tregtar me të paktën 15 për qind.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore











