Bota
Qindra të vdekur në Mesdhe
Pas fundosjes së disa anijeve me refugjatë, të paktën 700 persona mund të jenë mbytur javën e kaluar. Sipas OKB-së, 550 persona konsiderohen të humbur në anijen e tyre të përmbysur të enjten në Mesdhe.
Brenda pak ditësh ndoshta më shumë se 700 njerëz kanë vdekur duke u përpjekur për të arritur me anije nga Afrika e Veriut për në Itali. Shifrat janë bazuar në deklaratat nga të mbijetuarit, tha Carlotta Sami, një zëdhënëse e agjencisë së refugjatëve të OKB-së, UNHCR. Duke marrë parasysh tri raste të mbytjeve në det, të mërkurën, të enjten dhe të premten, shkruan albinfo.ch.
Sipas UNHCR-së, mungojnë nga një anije e përmbysur të enjten ende 550 persona. Nga një tjetër 100 janë të bllokuar në një anije të fundosur të mërkurën.
Në një rast tjetër të premten numri i viktimave është i paqartë. Të mbijetuarit kanë raportuar gjithashtu se mungojnë anije të tjera refugjatësh.
“Nëse do të kombinohen këto shifra, ne vlerësojmë se janë të paktën 700 viktima, por jo të sakta si për numrat dhe identitetin e viktimave”, tha Sami.
Që nga e hëna e kaluar përsëri arrijnë më shumë emigrantë në Itali nga deti. Me ndihmën e rojës bregdetare rreth 13.000 njerëz u shpëtuan. 50 persona u gjetën të vdekur.
Pas mbylljes së rrugës ballkanike nëpërmjet Greqisë dhe Turqisë, Italia është bërë rruga kryesore e qasjes për emigrantët në Evropë. Sipas IOM-it, kanë arritur gjatë kësaj periudhe nga 19 deri në 26 maj vetëm 272 refugjatë në Greqi, 5674 erdhën në Itali. Sipas IOM-it, në mes të 100.000 dhe 200.000 njerëz priten nga Libia në Evropë.
Sipas raporteve të agjencisë italiane të lajmeve Ansa, javën e kaluar më shumë se 70 anije janë nisur nga Libia. Agjencia është bazuar në informacionet nga Ministria italiane e Punëve të Brendshme.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme Një anketë e kryer nga Zyra Federale e Statistikave (BFS) e realizur për vitin 2023/2024 zbulon... -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion” -
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore -
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët











