Shkurt.ch
Qiraja mesatare mujore e banimit në Zvicër është 1306 franga
Por dallimet në mes kantoneve janë të mëdha: Nga 900 (Jura) në 1800 (Zug)
Afërsisht 2 nga 3 amvisëritë e Zvicrës janë të vendosura në shtëpi ose banesa me qira. Më saktësisht, 2.1 milion amvisëri ose 59% të numrit të përgjithshëm paguajnë qira për banimin e tyre. Këtë gjendje e tregon statistika më e re e publikuar sot nga Zyra Federale për Statistikë, që u referohet shifrave nga viti 2015.
Sipas kësaj statistike, kantoni në të cilin jetojnë më së shumti njerëz me qira është ai Basel-Stadt, ku kjo kategrori mbërrin kuotën prej 83 për qind, transmeton albinfo.ch. Menjëherë pas tij, vjen Kantoni i Gjenevës me 78%. Ndërsa në Kantonin Jura ka më së paku njerëz që paguajnë qira për banim, gjegjësisht këtë e bëjnë gjithsej 38% nga e gjithë popullata. Ngjashëm është edhe në Kantonin Valis, ku kjo shkallë është 39%.
Zyra Federale për Statistikë më tutje tregon se qiraja mesatare mujore e paguar në vitin 2015 për një banesë ka qenë 1306 franga në muaj, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq mesatarja më e lartë e qirasë së banimit ka qenë në Kantonin Zug, 1800 franga, e më e ulëta, në Kantionin Jura, përgjysmë me këtë, gjegjësisht 900 franga.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












