Kosova
Qytetarët e Kosovës ankohen se nuk po i marrin paratë e Pakos Emergjente
Përgjigjet Ministria e Financave.
Një qytetar i Kosovës për mediat atje ka thënë se më 21 maj ka pranuar një porosi telefonike nga Ministria e Financave dhe Transfereve, përmes të cilës është njoftuar se është përfitues i masës 15 nga Pako Emergjente.
I njëjti thotë se prej datës 21 maj çdo ditë ka kontrolluar nëse paratë janë transferuar, po deri më sot thotë se nuk i ka marrë ato.
Masa 15 në pakon fiskale emergjente është pagesa e asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë euro, për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, e që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga Buxheti i Kosovës.
Nga ana tjetër, të kontaktuar nga Sinjali, Ministria e Financave dhe Transfereve tha se është çështje ditësh se kur do të dalin paratë e qytetarëve që janë në pritje.
“Të gjithë ata që i kanë pranuar mesazhet se janë përfitues, të gjithë do t’i marrin. Marrja e mjeteve mund të jetë vetëm çështje kohe”, tha Muharem Shahini nga MFT.
Ministria ka rekomanduar që tërheqja e këtyre parave nga qytetarët të bëhet në Postën e Kosovës. Po ashtu është thënë se duhet bërë tërheqja me masa mbrojtëse dhe të respektohet distanca sociale.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit Kapiteni i Zvicrës luan në filmin western “The Socceritos” përkrah legjendës së kinemasë, Terence Hill... -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Zvicër, “sulm terrorist” Therja me thikë e tre personave në një stacion treni zviceran nga një sulmues islamik është... -
Të huajt në Zvicër marrin letra të rreme për “dëbim” -
Gjeneva autorizon një protestë “të kufizuar” kundër G7 -
Zvicra shqyrton një alternativë ndaj martesës -
Zvicra voton në shtator për neutralitetin shtetëror













