Lajme
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, optimistë për vitin 2021
Qytetarët në Shkup, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, thonë se sapo të përfundojë pandemia do t’iu kthehen udhëtimeve, takimeve me miqtë dhe punës nga zyrat
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut thonë se viti 2020 ishte shumë i vështirë për ta, për shkak të krizës që solli pandemia e koronavirusit, megjithëse e presin me optimizëm vitin 2021, që t’i kthehen normalitetit.
Qytetarët në Shkup, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, thonë se sapo të përfundojë pandemia do t’iu kthehen udhëtimeve, takimeve me miqtë dhe punës nga zyrat.
“Fillimisht pres që viti 2021 të jetë më i mirë, më pozitiv. Unë jam optimiste se do të largohet pandemia dhe do të vijnë ditë më të mira edhe në aspektin e politikës, por edhe shoqërisë”, thotë Teuta Buçi, qytetare e Shkupit, raporton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Daniell Demirovski thotë se me shumë vështirësi e ka përballuar izolimin.
“Nëse do të largohej pandemia, çka do të bëja? Do të shkoja diku jashtë vendit, sinqerisht. Dëshiroj të jemi të lirë, të shijojmë natyrën që na e mundëson planeti ynë”, thotë ai.
Përderisa Emine Ismaili shpreson se viti i ri 2021 do të mundësojë përfundimin e pandemisë dhe kthimin në normalitet.
“Duke pas parasysh se ky vit nuk është se u tregua shumë i mirë me ne, uroj që fillimisht të marrë fund pandemia. Vaksinat të arrijnë sa më shpejtë, të jenë të qasshme për të gjithë qytetarët dhe të largohet kjo pandemi dhe të mund kthehemi në realitetin që ishim para një viti”, thotë ajo.
Senad Ramoviq, i cili është i punësuar në sektorin e gastronomisë – një nga sektorët më të prekur nga masat e vendosura kundër pandemisë – thotë se viti 2020 ishte shumë i vështirë.
“Për mua si punëtor në gastronomi, e kisha shumë të vështirë. Do të thotë nuk kishte punë. Masat i kam respektuar, jam angazhuar që mos vi deri te pasojat e padëshiruara”, tregon ai për REL.
Megjithatë, Ramoviq shprehet optimist për 2021.
“Shumë shëndet, para së gjithash pra shumë shëndet. Shumë dashuri dhe më shumë njerëz të lumtur dhe të buzëqeshur. Dëshiroj që të largohet pandemia”, shton ai.
Edhe Furkan Imeri pret që 2021 të jetë vit i përfundimit të pandemisë.
“Dua që në vitin 2021 të mbaroj korona dhe të kthehemi në normalitet ashtu siç kemi qenë më parë. Sapo të përfundojë kjo pandemi do të dal më shumë me shokët, do të bëj më shumë ecje dhe kamping në shtigjet malore”, thotë ai.
Për shkak të pandemisë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut ndërrimin e motmoteve do ta presin vetëm me anëtarët e ngushtë të familjes.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se forcat e sigurisë do të veprojnë në bazë të një plani të posaçëm natën e 31 dhjetorit si dhe më 1 janar.
Kreu i kësaj ministrie, Oliver Spasovski, u ka bërë thirrje qytetarëve që të festojnë në mënyrë të ndërgjegjshme, duke shmangur tërësisht tubimet me shumë njerëz.
Spasovski ka theksuar se kushdo që nuk u përmbahet rregullave dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve, do të mbajë përgjegjësi.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












