CH-Ballkani
Qytetarët e Maqedonisë, sigurim shëndetësor në 17 vende
Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë i ka njoftuar të gjithë personat e siguruar se gjatë pushimeve të tyre jashtë vendit mund të ushtrojnë të drejtën e kujdesit shëndetësor emërgjent në 17 vende, raportojnë mediat e Shkupit, përcjell albinfo.ch.
Të siguruarit në Maqedoni mund të trajtohen nga Fondi Shëndetësor në Gjermani, Austri, Turqi, Kroaci, Slloveni, Serbi, Mali i Zi, Bullgaria, Bosnjë e Hercegovina, Republika Çeke, Holandë, Luksemburg, Belgjikë, Francë, Itali, Sllovaki dhe Shqipëri.
Nën kujdesin e mjekësië emergjente do të thotë shërbime shëndetësore, të cilat nuk mund të shtyhen deri sa të kthehen në vend.
Për këtë qëllim para se të udhëtojnë jashtë vendit personat e siguruar të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë duhet të kontaktojnë zyrën rajonale të Fondit, ku kërkesa për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor duhet të jetë në dy gjuhë për realizimin e të drejtës për sigurim shëndetësor gjatë qëndrimit të përkohshëm (udhëtime private ose biznesi, udhëtime studimore, arsimit, trajnimit profesional, qëndrimi në lidhje ndërkombëtare – bashkëpunimi teknik, shkencor dhe kulturor, etj.) në një nga këto shtete.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














