Shqipëria

Qytetarët e Shkodrës marshuan kundër krimit

Shumë qytetarë shkodranë janë mbledhur në sheshin e qytetit për të marrë pjesë në një marshim kundër krimit dhe drogës që ka përfshirë këtë regjion kohëve të fundit. Me pankarta “Kultura e Shkodrës është më fortë se plumbat e drogës”, qytetarët kanë marshuar në mënyrë paqësore. Në këtë protestë krahas qytetarëve të shumtë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare.