Integrimi
Qytetarët gjermanë, me peticion, kërkojnë kthimin e mamisë kosovare
“Lajmi na ka tronditur. Mamia e jonë u arrestua dhe deportua nga policia në një aksion të shpejtë nate, në banesën e saj. Kështu, ajo është shkëputur nga një mjedis ku ishte integruar mirë, nga puna, miqtë dhe familja"
Gjermania po vuan prej kohësh krizën e mungesës së madhe të stafit të infermierëve dhe në veçanti të mamive të kualifikuara. Mungesën e këtij stafi ajo përpiqet ta plotësojë duke marrë infermierë/e mami nga jashtë.
Dhe pikërisht në këtë krizë, në mes të natës më 18 nëntor, landi i Saksonisë dëboi një mami të re kosovare, me kualifikime të larta e cila ka jetuar në Leipzig për gjashtë vjet dhe ishte shumë e nevojshme, shkruan l-iz.de.
Ky veprim ka tronditur të gjitha nënat e reja të cilat kanë gëzuar kujdesin e Adelina Ajetit deri më tani.
“Lajmi na ka tronditur. Mamia e jonë u arrestua dhe deportua nga policia në një aksion të shpejtë nate, në banesën e saj. Kështu, ajo është shkëputur nga një mjedis ku ishte integruar mirë, nga puna, miqtë dhe familja. Ne do të dëshironim t’ju prezantonim historinë dhe të kërkojmë mbështetjen tuaj mediatike për të adresuar këtë vendim të gabuar shtetëror dhe, nëse është e nevojshme, për të punuar drejt një korrigjimi”, i shkruan gazetës Luticia Gebhardt, duke përfaqësuar familjet e prekura dhe natyrisht Adelinën dhe familjen e saj, transmeton albinfo.ch.
“Disa vjet më parë një grua e re erdhi në Gjermani nga Kosova, vend që vuan akoma pasojat e luftës. Quhet Adelina Ajeti. Adelina kishte punuar si mami në vendin e saj të lindjes. Ndërsa në Gjermani, ajo ka vazhduar me mish e me shpirt punën në profesionin e saj.
Profesioni i mamisë për të nuk ishte vetëm një punë, ishte më shumë një mision. Fatkeqësisht, duke mos parë perspektivë në vendin e saj të lindjes, ajo kishte ardhur në Gjermani.
Këtu ajo shpejt bëri miq dhe gjeti një shef të ri mirëkuptues. Ajo gjeti një punë të re në praktikën e mamisë së Dagmar Röger, përcjell albinfo.ch. Adelina ka ndjekur disa kurse të gjuhës gjermane, dhe ka arritur nivelin C1. Kështu që ajo zotëronte gjuhën gjermane duke përfshirë gjuhën teknike pothuajse në nivel me gjuhën e saj amtare.
Shkollimi i saj nga Kosova nuk i ishte njohur drejtpërdrejt. Por Adelina luftoi për njohje dhe financoi gjithçka vetë. Në fund ajo ishte në gjendje të ndiqte punën e saj të ëndërruar, të pranuar plotësisht nga standardet e vendit, Gjermanisë”.
Kërkesa e saj e fundit për zgjatje të lejes së qëndrimit është bërë në tetor dhe nuk është përpunuar ende nga autoritetet e imigracionit. Qoftë dhe vetëm ky fakt duhet të kishte parandaluar dëbimin, përcjell albinfo.ch. Por edhe një herë autoritetet e imigracionit në Chemnitz morën një vendim arbitrar dhe urdhëruan dëbimin.
“Adelina ka apartamentin e saj. Ajo paguan taksa. Është plotësisht e integruar dhe ka ndërtuar jetën e saj në Gjermani vitet e fundit”, shkruan më tutje Luticia Gebhardt. “Ndërsa më e rëndësishmja është se: ADELINA ËSHTË NJË MAMI. Një fushë që ka nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar.
Më 18 nëntor 2020 rreth orës 2 të mëngjesit, Adelina u mor nga policia në shtëpi dhe u dërgua në arrest. Tani ajo është dëbuar në Kosovë. Ne kërkojmë një rigjykim të menjëhershëm si dhe kthimin e Adelinës dhe burrit të saj, transmeton albinfo.ch gazetën gjermane. Mungesa e tyre kërcënon disa dhjetëra fëmijë, gra dhe familje të tëra “.
Kështu e sheh rastin e Adelinës edhe Dagmar Röger, në ordinancën e mamisë së të cilës në Thonberg Adelina ka bërë së pari praktikën e saj dhe ku pastaj ka marrë gjithnjë e më shumë detyra në operacionet e përditshme. Duhet ditur po ashtu se ajo kishte përfunduar një arsim universitar si mami në Kosovë. “Pikërisht gjëja që duam ne në Gjermani”, thotë Röger. Specialistë të tillë janë urgjentisht të nevojshëm.
Prindërit e prekur tashmë kanë filluar një peticion dhe po mbledhin para për të paguar avokatin që supozohet se do të ndihmojë që Adelina të kthehet në Leipzig, përcjell albinfo.ch. Sepse sipas ligjit, ajo nuk duhej të dëbohej.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?















