Maqedonia
Qytetari nga Shkupi me rrogë vjetore prej 2.7 milionë euro
Bruto paga më e lartë në Maqedoni në vitin 2016 është paguar në sektorin privat të shëndetësisë dhe është 2,7 milionë euro, ndërsa 416 mijë euro është bonusi më i lartë i paguar nga marrëdhënia pune në nivel vjetor
Katër milionë euro ka qenë përfitimi më i lartë në Maqedoni që gjatë vitit 2016 e ka paraqitur një person, i cili sipas DAP-it është nga Shkupi.
Nga dhjetë persona fizik me të ardhura më të larta vjetore, tetë prej tyre janë qytetarë të Shkupit, ndërsa dy të tjerët janë nga Struga dhe Koçani.
Shumat që këta persona i kanë fituar janë vetëm ëndërr për shumicën e qytetarëve, raportojnë mediat vendase.
Bruto paga më e lartë në Maqedoni në vitin 2016 është paguar në sektorin privat të shëndetësisë dhe është 2,7 milionë euro, ndërsa 416 mijë euro është bonusi më i lartë i paguar nga marrëdhënia pune në nivel vjetor, përcjell albinfo.ch.
Nga dhënia e pronës me qira më së shumti është pasuruar një tetovar i cili ka arkëtuar 1 milion euro.
Njeriu më me fat nga lotaria, bastoret, kazinot dhe lojërat shpërblyese ka fituar 450 mijë euro.
Të ardhurat më të larta në vitin 2016
Rroga bruto 2,7 milionë euro Shkup
Dividendi 1,8 milionë euro Shkup
Përfitimi kapital 1,3 milionë euro Shkup
Dhënie të pronës me qira 1,0 milionë euro Tetovë
Lojërat e fatit 447.000 euro Shkup
Të drejtat autoriale 282.000 euro Shkup
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë














