Shqipëria
Qyteti i Beratit, mahnit turistët e huaj edhe në dimër
Në periudhën janar – nëntor 2017 numri i vizitorëve në Berat arriti në 40 605, që për autoritetet atje,është një shifër impresionuese
Përveç Alpeve Shqiptare që mbushin syrin dhe zemrat e vizitorëve të huaj në verë e dimër, edhe një qytet tjetër shqiptar gjatë dimrit po vazhdon të jetë destinacioni i preferuar i turistëve. Vetëm gjatë periudhës janar-nëntor, qytetin e Beratit e kanë vizituar mbi 40 mijë turistë të huaj. Edhe në stinën e vjeshtës dhe fillimin e stinës së dimrit, këtë qytet 2400 vjeçar, po e vizitojnë shumë të huaj.
“Megjithëse jemi në fillim të sezonit turistik të dimrit, në muajin nëntor, Muzeu Ikonografik Onufri dhe Muzeu Etnografik vazhdojnë të jenë destinacion i vizitorëve vendas dhe të huaj, veçanërisht në fundjavë e ditët e festave nga vizitorë familjarë”, konfirmon Qendra Kombëtare e Muzeumeve në Berat.
Sipas QKM-së, këtë muaj muzetë kishin 1782 vizitorë nga 1033 vizitorë, që kanë pasur në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
“Ndërsa në periudhën Janar – Nëntor 2017 numri i vizitorëve arriti në 40 605, një shifër impresionuese pasi në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kishin vetëm 28 433 vizitorë, duke realizuar 6 928 280 lekë të ardhura nga shitja e biletave, 1 692 960 lekë më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, bën të ditur QKM-ja Berat, citon rtk.
Qendra urbane e Beratit, reflekton influenca të traditës së banesave popullore ballkanike, që datojnë kryesisht në shekujt e 18 dhe 19 e.s. Kjo traditë është adaptuar për t’iu përshtatur mënyrës së jetesës së qytetit, me shtëpitë e vendosura në shpate me planimetri kryesisht horizontale dhe që përdorin gjerësisht dritën natyrore.
Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës Rregulla të reja për bagazhet e dorës do të zbatohen në Aeroportin e Cyrihut duke filluar... -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës -
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje












