Shkurt.ch
Qyteti i Cyrihut thjeshtëson procedurën e natyralizimit
Udhëzimet për natyralizim në qytetin e Cyrihut nuk ishin ndryshuar që nga viti 1936 dhe nuk janë më në frymën e kohës
Personat që duan ta marrin shtetësinë zvicerane në qytetin e Cyrihut, tash e tutje do ta kenë më të lehtë një gjë të tillë. Këshilli i qytetit (qeveria) ka ngarkuar parlamentin e komunës që të shfuqizojë udhëzimet për natyralizim që nuk ishin ndryshuar që nga viti 1936.
Sipas këshillit në fjalë, e drejta federale dhe ajo kantonale janë të mjaftueshme për të garantuar një procedurë korrekte të natyralizimit, shkruan këshilli i qytetit në një komunikatë të publikuar të mërkurën.
Udhëzimet nga viti 1936 përmbanin norma “të vjetruara dhe të tepërta”, shkruan nzz.ch duke iu referuar ekzekutivit të qytetit të Cyrihut. Ndër këto norma bëjnë pjesë kërkesa e njohjes së dialektit dhe shpallja e kërkesave për natyralizim në gazetën zyrtare.
Veçanërisht jo në frymën e kohës së sotme të një mobiliteti të lartë, këshilli konsideron udhëzimet që kanë bëjnë me vendin e banimit. Ato kërkojnë jo vetëm 12 vjet qëndrimi në Zvicër, siç e kërkon e drejta nacionale dhe 2 vjet qëndrimi në një komunë të Kantonit të Cyrihut (që e kërkon kantoni) por edhe një qüendrim të pandërprerë gjashtëvjeçar në qytetin e Cyrihut.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














