Autotech
Qyteti i parë “i mençur” në Korenë e Jugut, prapa tij qëndron Samsung
Gjiganti jukorean Samsung ka paralajmëruar se ka filluar ndërtimin e shtëpive të mençura në qytetin Busan.
Samsung Electronics ka theksuar se ka siguruar pajisje të ndryshme shtëpiake, dhe ka bërë zgjedhjen e 56 shtëpive në Samrt Village, kompleksin e parë në kuadër të Eco Delta City.
Eco Delta City promovohet si qyteti i mençur me 30 mijë shtëpi, i shtrirë në 12 mijë kilometra katrorë në qytetin jugkorean Busan.
Smart Village do të implementojë teknologjinë inovative në pesë fusha: shëndetësi, robotë, ambientin ku do të jetojnë banorët, të dhënat e mbledhura në një databazë dhe furnizim me ujë të pijshëm.
Do të funksionojë si një “laborator i gjallë”, ku banorët do të mund të jetojnë dhe të përdorin shtëpitë e mençura gjatë pesë vjetëve të ardhshme.
Samsung Electronic për përdorimin e “qytetit të mençur” do të sigurojë 15 produkte të ndryshme – nga frigoriferët, rrobalarëset e deri te thithëset elektrike e televizorët QLED, monitorë dhe tablet Galaxy.
Banorët do të mund të kontrollojnë pajisjet me ndihmën e aplikacionit SmartThings, e do të ofrohen edhe shërbime të ndryshme që përmirësojnë dukshëm cilësinë e jetës.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











