Lajme
Qyteti Moutier i kthen shpinën Bernës dhe kalon në Kantonin Jura
Një shumicë e qartë, saktësisht 54.9 për qind e atyre që kanë votuar kanë thënë po për ndërrimin e kantoneve, kanë njoftuar autoritetet
Pas shumë votimesh ndër vite, trazirash, grindjesh dhe kaosi, elektorati më në fund sot ka vendosur: qyteti Moutier do të kalojë nga kantoni i Bernës në kantonin Jura.
Ithtarët e ndarjes kanë fituar kauzën e tyre politike, kësaj here përfundimisht, raportojnë sot të gjitha mediat zvicerane.
Sipas rezultatit të sotëm, qyteti frengjishtfolës tani duhet të kalojë përfundimisht nga kantoni dygjjuhësor i Bernës në kantonin frankofon të Juraa, transmeton albinfo.ch. Ky kalim “u vulos” me 2,114 vota pro dhe 1,740 kundër.
Një shumicë e qartë, saktësisht 54.9 për qind e atyre që kanë votuar kanë thënë po për ndërrimin e kantoneve, kanë njoftuar autoritetet në orën 18.
Tani nuk ka asnjë pengesë për autonomistët – fituesit e votave. Kalimi në kantonin Jura, për të cilin ata dhe paraardhësit e tyre kanë luftuar për dekada, tani duhet të ndodhë pa dilemë.
Qytetarët në Moutier kanë festuar me shumë gjallëri këtë pasdite. Dhe, në festim e sipër rregullat e koronës të shumtën janë injoruar.
Mbështetësit e mbetjes në Kantonin e Bernës kanë panuar humbjen. Njësoj edhe autoritetet e Kantonit të Bernës. Këta të fundit kanë thënë se ndihen keq për votën kundër por e respektojnë atë.
Në votimin e mbajtur në vitin 2017 kishin fituar po ashtu autonomistët por me një dallim më të vogël. Për më tepër, fitorja e tyre ishte anuluar pasi ishin gjetur parregullsi në numrimin e votave.
Me kalimin e qytetit Moutier (pak mbi 7.000 banorë), Kantonit të Bernës i zbehet karakteri i kantonit dygjuhësor, shkruan srf.ch.
Mbi bazë të këtij karakteri, pakica frankofone ka pasur gjithmonë një vend të rezervuar në Qeverinë e Kantonit, transmeton albinfo.ch. Ky post i rezervuar ka qenë shumë herë i kontestuar nga shumica gjermanofone.
Tani që komuna më e madhe me gjuhë frënge ka kaluar në Jura, pritet që vendi rezervë në qeveri të luftohet edhe më bindshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













