Lajme
Arrihet marrëveshja: Qyteti Moutier kalon nga Berna në Kantonin Jura
Në mars të vitit 2021, votuesit në këtë qytet, deri atëherë të Bernës, kishin votuar kalimin në kantonin Jura. Financat kanë shkaktuar shumë telashe, që atëherë

Siç ishte planifikuar, qyteti Moutier mund të kalojë nga kantoni i Bernës në Jura më 1 janar 2026, transmeton albinfo.ch. Dy qeveritë e kantoneve përkatëse kanë rënë dakord për çështjen e barazimit financiar, raporton qeveria federale, e cila ka ndërmjetësuar në këtë marrëveshje.
Se si duket marrëveshja mbetet e panjohur për momentin. Drafti i konkordatit do të përfundojë në javët në vijim, shkruan srf.ch. Dy qeveritë kantonale duan ta paraqesin atë në një konferencë të përbashkët mediatike në Moutier në mes të majit dhe kështu të hapin konsultimet.
Të kujtojmë: Në mars të vitit 2021, votuesit në qytetin e vogël të regjionit Jura të Bernës kishin votuan në favor të zhvendosjes në kantonin Jura. Çështjet financiare kanë shkaktuar shumë telashe, që atëherë, trasnemton albinfo.ch. Dy qeveritë të kantoneve) nuk kishin rënë dakord për rregullimin e flukseve financiare nga skema financiare dhe të ndarjes së barrës.
Në fund të vitit 2022, qeverisë federale iu kërkua të ndërmjetësonte. “Ishte e rëndësishme të gjendej një zgjidhje e shpejtë në mënyrë që ndryshimi në komunën e Moutier të përfundonte më 1 janar 2026”, thuhet në komunikatën e Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë (FDJP).
Marrëveshja për barazimin financiar u arrit mbrëmjen e së mërkurës në një tjetër takim të delegacioneve ligjore të dy qeverive kantonale me qeverinë federale, përcjell albinfo.ch. Ministrja e Drejtësisë dhe këshilltarja federale që vjen vetë nga Kantini Jura, Elisabeth Baume-Schneider kryesoi Konferencën Trepalëshe.
Pas përfundimit të konsultimeve, konkordati do të nënshkruhet nga të dy qeveritë dhe më pas do t’u dorëzohet dy parlamenteve kantonale për miratim. Më tutje, do të mbahet një referendum në kantonet e Bernës dhe Jurës.
Në vitin 2025 çështja do të jetë në dorë të parlamentit federal i cili duhet të miratojë dekretin federal për kalimin e komunës së Moutier në kanunin e Jura.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
20 vjet shembull suksesi me kompaninë “ACL GROUP” në Zvicër Nisi me numër të vogël punëtorësh, tani ka qindra sish. Një shembull suksesi në sektorin e...
-
Nga Strellci i Deçanit, në Asamblenë e Komunës Horn të Austrisë
-
Cyrih: Debat mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri
-
Zgjedhjet 2023
Një alternativë, zvicerani Alex Pfister, kandidat për zgjedhjet nacionale më 22 tetor 2023
-
Fillim i mbarë i ordinancës së mjekut shqiptar “Gefässmedizin Winterthur»
Jeta në Zvicër
-
Akullnajat e Zvicrës po shkrihen me ritëm më të shpejtë se kurrë më parë Akullnajat e Zvicrës po shkrihen me një ritëm më të shpejtë se kurrë më parë, duke...
-
A do të thyejë edhe tetori rekordin e temperaturave?
-
20 vjet shembull suksesi me kompaninë “ACL GROUP” në Zvicër
-
Kantonet zvicerane rrisin ndihmën financiare për primet e sigurimit shëndetësor
-
A është e vërtetë që duhet të jesh i pasur për të marrë shtetësinë zvicerane?