Futboll
Ragip Xhaka: Zvicra e di se shqiponja është simboli jonë kombëtar
Babai i Granitit dhe Taulant Xhakës ka folur për deklaratat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit pasi festuan me shqiponjë ndaj Serbisë
Para ndeshje së Shqipërisë me Izraelin në “Elbasan Arena” ishte edhe babai i Taulant Xhakës, Ragipi, i cili ka folur për mikrofonat e “Supersport”, duke komentuar edhe shqiponjën nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ndaj Serbisë, përcjell albinfo.ch.
Emocionet që ke?
Normal që emocionet janë nga të dyja anët. Pa marrë parasysh se ku luhet ndeshja në Zvicër apo Shqipëri. Jam shumë i lumtur që gjendem në Elbasan.
Ke qenë ti që ua ke ushqyer dashurinë për futbollin. Çfarë mendimi ke për Shqipërinë?
Po, unë kam qenë, por ata kanë pasur talentin. Shqipëria është shumë e fortë dhe ka lojtarë të mirë në Kombëtaren tonë. Këta djem do të kenë sukses me trajnerin Panucci.
Xhaka dhe Shaqiri. Çfarë mendimi ke për deklaratat në lidhje me shqiponjën?
Zvicra e di që shqiponja është simboli jonë kombëtar. Nuk duhet cilësuar si shumë e rëndë. Ishte një gjest emocional dhe jo politik. Nuk ka asgjë të keqe. Por kur mbron ngjyrat e një shteti tjetër duhet të kesh pak kujdes.
Kush është pika jote e dobët, Taulanti apo Graniti?
Nuk mund t’ju përgjigjem. Nuk bëj dallime. I kam të dy bijtë e mijë. Pikë të dobët kam të voglin (Granitin), por edhe Taulantin… Nuk i ndaj dot.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Komediani shqiptar Taulant Gashnjani “T-Ronimo” në 7 vs. Wild Content Creator dhe komedian me rrënjë shqiptare, Taulant Gashnjani nga Aargau, i rritur në Cyrih, njihet... -
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimi i klimës kërcënon skijimin në Zvicër Kushtet ndryshuese të dimrit po e transformojnë thellësisht skijimin në terren të hapur. Vit pas viti,... -
Debati mbi “harresën mjekësore” intensifikohet -
Pavarësisht mjegullës së fundvitit, më shumë diell në Zvicër në vitin 2025 sesa normalja -
Mijëra njerëz protestuan në Cyrih për kurdët në Siri -
Italia kërkon hetim të përbashkët për zjarrin në Crans-Montana













