Kosova
Rahovec: Diaspora vendos rivalin për balotazh
Pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës në komunën e Rahovecit, garës për balotazh iu dha një kthesë e papritur.
Kandidati i AAK-së, Smajl Latifi, kishte siguruar që më parë pjesëmarrjen në raundin e dytë, por mbetet e paqartë se cili kandidat do ta sfidonte. Tashmë, rezultatet e diasporës e kanë vendosur këtë dilemë.
Nga përpunimi i të gjitha gjashtë vendvotimeve jashtë vendit, kandidati i LDK-së, Burim Krasniqi, arriti të marrë 34.92% të votave (433 vota), duke kaluar përkohësisht rivalët e tij. Pas tij renditet Smajl Latifi me 30.48% (378 vota) dhe Ali Dula i Lëvizjes Vetëvendosje me 25.24% (313 vota). Kandidati i PDK-së, Edon Cana, mori 9.35% (116 vota).
Kur u përfshinë të gjitha votat brenda dhe jashtë vendit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare:
Smajl Latifi (AAK): 37.18% (8,051 vota)
Ali Dula (LVV): 23.92% (5,181 vota)
Burim Krasniqi (LDK): 23.58% (5,106 vota)
Edon Cana (PDK): 15.32% (3,318 vota)
Kështu, përballja e raundit të dytë në Rahovec do të jetë midis Smajl Latifit dhe Burim Krasniqit, duke sjellë një ndryshim të papritur në garën lokale falë influencës së votave të diasporës.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë Tirana është renditur në qytetin e dytë më të shtrenjtë në Evropë, teksa një familje, me... -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë











