Bota
Raketa ruse BUK rrëzoi aeroplanin malejzian me pasojë vdekjen e 298 pasagjerëve
Ekipi hollandez i hetimeve bëjnë përgjegjës një raketë ruse Buk, si shkaktar të rrëzimit të aeroplanit malejzian “Boeing 777” të kompanisë ajrore “Malaysian Airlines” në lindje të Ukrainës në 17 korrik 2014, shkruan “Der Standard”. Gjatë këtij incidenti vdiqën 298 pasagjerë.
Avioni ishte duke udhëtuar nga Amsterdami drejt Kuala Lumpurit. Në konferencën për shtyp të mbajtur në Hagë gjatë kësaj të enjteje, policia dhe prokurorët holandezë treguan provat fotografike dhe filmike, që sipas tyre provojnë të kenë identifikuar sistemin specifik “BUK” për qëllimin e avionit. Ata thanë gjithashtu se, tashmë kanë “prova ligjore dhe bindëse që mund të paraqiten përpara gjykatës”, se sistemi “BUK” i përfshirë në këtë tragjedi vjen nga Brigada e 53-të e raketave antiajrore që ndodhet në Kursk, në perëndim të Rusisë, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, autoritetet ruse kanë mohuar përfshirjen në këtë incident dhe kanë paralajmëruar veton në OKB për hetim ndërkombëtar të rastit në Tribunalin e Hagës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit














