Shqipëria
Rama pas takimit me kryediplomatin britanik: Diskutuam edhe për dialogun Kosovë-Serbi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha sot se në një takim në Tiranë me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, kanë biseduar edhe për ecurinë e “proceseve të paqtimit dhe të bashkëpunimit në rajon”, përcjell albinfo.ch.
Rama tha në një konferencë të përbashkët për media pas takimit se Mbretëria e Bashkuar ka interes të veçantë që ta shohë përfundimin me sukses të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në të cilin tha se ka rrezik për kthim mbrapa.
“Kemi diskutuar edhe për ecurinë e proceseve të paqtimit dhe të bashkëpunimit në rajon. Lordi Cameron është një mbështetës i vendosur i këtyre proceseve dhe dihet botërisht që Mbretëria e Bashkuar ka shprehur vazhdimisht një interes të veçantë për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve rajonale dhe për të parë përfundimin me sukses edhe të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka pasur hapa pozitivë, por ku në vijimësi ka edhe ngecje në vend apo në vijimësi dihet edhe rreziku i kthimit mbrapa”, tha Rama.
Paraprakisht, kryeministri shqiptar përmendi fillimisht se me kryediplomatin britanik kanë diskutuar për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës, për të cilin tha se është “projekt strategjik me rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën”.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Londër dhe nuk janë raportuar të lënduar. Pasagjerët... -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant











