Shqipëria
Rama i quan “zogj të korbit”, opozita largohet nga salla
Kreu i PD-së, dhe deputetët e opozitës i janë afruar foltores duke i kërkuar llogari Ramës për gjuhën e përdorur, ndërsa ai i ka quajtur “zogjtë e korbave”
Tensionet në Kuvendin e Shqipërisë kanë vazhduar edhe në seancën e sotme. Derisa po fliste kryeministri Edi Rama për ndihmën ekonomike, kreu i PD-së, dhe deputetët e opozitës i janë afruar foltores duke i kërkuar llogari Ramës për gjuhën e përdorur, ndërsa ai i ka quajtur “zogjtë e korbave”. Kjo ka bërë që edhe seanca të mbyllet.
“Tritan, ne nuk krahasohemi me kohën e zogut po përballë zogjve të kohës që jeni ju dhe fluturoni si korbat mbi çdo gropë që hapët duke kërkuar llogari prej nesh. Urdhëro, vazhdoni fluturoni, po ta mësojnë njerëzit se ju jepnit 38 mln dollarë për ndihmën ekonomike, ne japim 48 mln dollarë. Subvencioni juaj për energjinë, ujin librat e kështu me radhë ishte minimal”, theksoi ai.
Pas fjalës së kryeministrit, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi mbylli seancën.
Më herët Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi ekzekutivin për heqje të ndihmës ekonomike 20 mijë familjeve. Basha theksoi se vendimi për heqjen e ndihmës ekonomike është vetëm i Edi Ramës dhe sipas tij, ky është një vendim kriminal.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës












