Shqipëria
Rama: Rruga e “Arbërit” të vazhdojë edhe në Maqedoni
Rruga do të kushtojë 33,6 miliardë lekë dhe për 100 kilometra do ta shkurtojë largësinë nga Tirana deri në Dibër
Në takimin e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë që do të mbahet në Pogradec pala shqiptare do të kërkojë nga ajo maqedonase që ta vazhdojë rrugën “Arbëri” edhe në territorin e saj, ka thënë kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në qytetin e Peshkopisë.
Ndërtimi i Rrugës së Arbrit në gjatësi prej 75 kilometra, zyrtarisht do të fillojë vitin e ardhshëm. Rruga do të kushtojë 33,6 miliardë lekë dhe për 100 kilometra do ta shkurtojë largësinë nga Tirana deri në Dibër.
“Në takimin me kryeministrin e Maqedonisë në tetor, u pajtuam për të realizuar në Pogradec një mbledhje qeverie, ku do vendosim domosdoshmërinë që edhe pala maqedonase ta kompletojë rrugën në krahun tjetër që përmes Dibrës, porti Durrësit dhe zona të tjera, të mund të aksesohen më shpejt:, ka thënë Rama.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit