Kosova

Rama telefonon Thaçin nga Haga në 18 vjetorin e Pavarësisë

“Gëzuar komandant! Më vjen keq që nuk bëj dot më shumë”, thotë Rama gjatë telefonatës

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka telefonuar ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi me rastin e 17 Shkurtit, i cili ndodhet në Hagë duke e uruar për Pavarësinë e Kosovës.

“Gëzuar komandant! Më vjen keq që nuk bëj dot më shumë”, thotë Rama gjatë telefonatës, transmeton albinfo.ch.

Në postimin e ndarë në Facebook, Rama shkruan se prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është emocionalisht e vështirë, por këtë herë, sipas tij, Thaçi ishte më i qetë se kurrë.

“Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!”, citon Rama fjalët e ish-presidentit, duke e shoqëruar mesazhin me simbolin kombëtar dhe referimin ndaj tij si “Komandanti”.