Lajme
Rama tërheq premtimin: Nuk mund t`i dhurojmë vaksina Kosovës
Sonte në orët e mbrëmjes në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Shqipëri mbërritën 1170 dozat e para nga kompania Pfizer, sipas kontratës së nënshkruar me qeverinë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është tërhequr nga premtimi i tij për t’i dhuruar Kosovës disa doza të vaksinës anti-Covid, raporton Albinfo.ch.
Ai ka bërë të ditur se nuk do të mund të dhurojë vaksina, gjersa ka ftuar 50 persona nga personeli mjekësor i Kosovës për t’u vaksinuar në Shqipëri.
Ndërkohë që sonte në orët e mbrëmjes në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Shqipëri mbërritën 1170 dozat e para nga kompania Pfizer, sipas kontratës së nënshkruar me qeverinë.
Kryeministri Rama deklaroi se ata që kanë marrë dozën e parë do të mund të marrin edhe dozën e dytë, ndërkohë që brenda muajit pritet të vinë edhe 41 mijë dozat e tjera nga kjo kompani.
“Më vjen shumë mirë që ne ja kemi dalë të mos mbetemi në rrethin vicioz kur për fat të keq janë shumë të tjerë. Nuk kam harruar që kemi marrë një zotim për të ndihmuar Kosovën por rregullat tejet strikte dhe kufizimet jashtëzakonisht të forta që kompania Pfizer ka vendosur, siç kanë bërë nga njëra anë që ne të mbetemi strikt për origjinën e vendit për dozat e para e bëjnë të pamudur që ne të japim doza vaksinash por nuk e bëjnë të pamundur që ne të vaksinojmë këtu një numër mjekësh nga spitalet Covid”, deklaroi Rama, shkruan tutje Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














