Shqipëria
Rama rreth protestës së demokratëve: Dje pamë shfaqje mesjetare
Përplasjet e djeshme të demokratëve në Shqipëri, të cilët po ‘luftojnë’ për të marrë nën kontroll partinë, kanë nxitur reagimin e kundërshtarit të tyre politik, kreut të PS-së, njëherësh kryeministrit Edi Rama.
Ky i fundit, përmes një adresimi në Facebook e quajti “shfaqje mesjetare” sulmin ndaj selisë së Partisë Demokratike, duke thënë se ngjarja e djeshme mund të “kishte degjeneruar në gjakderdhje”.
“Mund të kishte degjeneruar në diçka të pangushëllueshme për PD-në, për demokratët, por edhe për të gjithë shoqërinë. Si njëri, si tjetri (Basha dhe Berisha), të dyja kufomat politike kanë marrë peng atë parti në kacafytjen e tyre, për fat të keq ishin papërgjegjshmërisht të gatshëm ta luanin deri në fund lojën e mbrojtjes apo marrjes së kështjellës me gjakun e demokratëve”, u shpreh Rama, transmeton Albinfo.ch.
Sipas Ramës, këto ngjarje ekstreme dëmtojnë institucionet demokratike të vendit.
“Një zhvillim i kësaj natyre që patjetër e dobëson kundërshtarin politik, në fakt godet vendin. Godet shoqërinë, godet të gjithë ngrehinën e kulturës politike, e cila për të gjitha arsyet që dimë për shkak të historisë e traditës jo dhe aq bujare të shqiptarëve në raport me institucionet dhe shtetformimin përbën realisht problem. Kjo kulturë politike dje ka marrë një goditje të tmerrshme”, u shpreh kryeministri.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C














